Reforma zgjedhore, PR: Lista të
hapura, jo me preferencat e kryetarit
Në tryezën e punës së Komisionit të reformës zgjedhore do të shkojnë një sërë propozimesh nga partitë politike. Më të interesuarit për të, me sa duket janë partitë e vogla parlamentare. Burime për Shqptarja.com pranë Partisë Republikane zbardhin detaje të platformës së kësaj force politike e që në thelb lidhen me sistemin zgjedhor. Republikanët propozojnë lista të hapura të kandidatëve , formulë të re të shpërndarjes së mandateve pa hequr dore nga sistemi aktual si dhe votim e numërim elektronik të votave.
Në tryezën e punës së Komisionit të reformës zgjedhore do të shkojnë një sërë propozimesh nga partitë politike. Më të interesuarit për të, me sa duket janë partitë e vogla parlamentare. Burime për Shqptarja.com pranë Partisë Republikane zbardhin detaje të platformës së kësaj force politike e që në thelb lidhen me sistemin zgjedhor. Republikanët propozojnë lista të hapura të kandidatëve , formulë të re të shpërndarjes së mandateve pa hequr dore nga sistemi aktual si dhe votim e numërim elektronik të votave.....Ndërsa të gjitha forcat politike duken të gatshme për të nisur punën me reformën zgjedhore, partitë e vogla parlamentare do të shkojnë me propozime konkrete në tryezën e reformës zgjedhore. Partia Republikane ka një paketë ndryshimesh që kanë të bëjnë kryesisht me administrimin e procesit zgjedhor dhe rolin e kryetarëve të partive në listat e kandidatëve. Burime nga kjo forcë politike konfirmojnë për Shqiptarja.com se përtej rekomandimeve të OSBE duhet tu jepet zgjidhje edhe çështjeve të konfliktualitetit politik në 25 vjet.
Sipas PR mund të ruhet sistemi proporcional rajonal por formula e shpërndarjes së mandateve duhet rishikuar. Për këtë kërkohet qasje e re sipas të cilës çdo mandat të ketë numër të përafërt të votave, çka do të thotë mund të ketë një vlerësim rajonal të tyre. Po ashtu republikanët kërkojnë zbehje të rolit të kryetarëve të partive në listat e kandidatëve.
Sipas PR kryetarët e partive nuk mund të kenë fjalën përfundimtare të listave të kandidatëve por të jenë qytetarët ata që me votë të përcaktojnë se kush duhet të ulet në parlament, dhe kjo përkthehet me kërkesën për krijimin e listave të hapura të kandidatëve. Kjo do të thotë se PR do të propozojë që mos të jetë kryetari ai që vendos se kush duhet të jetë në krye të listës, por vota e zgjedhësve.
Po ashtu në paketën e propozimeve të partisë republikane parashikohet të hiqet monopoli i administrimit të procesit zgjedhor nga komisionerët e partive të mëdha. Si zgjidhje për këtë situatë republikanët shohin numërimin elektronik të votave që do të shmangte tjetërsimin e saj e madje ky proces duhet të jetë elektronik edhe për votimin.
Të njëjtat burime, sqarojnë se PR do të kërkojnë që këto propozime të diskutohen në tryezën e reformës zgjedhore për të diskutuar çdo opsion që e bën procesin zgjedhor të besueshëm në Shqipëri. Ndërkaq PR e konsideron hap pozitiv iniciativën e kryetarit të kuvendit për nisjen nga puna të komisionit të posaçëm parlamentar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
49%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1877
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24
-
Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit
24 Janar, 22:21
-
Ambasadori i OSBE-së takon Ramën në Kryeministri: Presim një bashkëpunim të madh
20 Janar, 20:01
-
Atentati i dështuar i serbëve për të vrarë ambasadorin e OSBE-së, Walker: Më shpëtoi truproja
14 Janar, 14:57
-
Maqedonia e Veriut merr drejtimin e OSBE-së, ministri i Jashtëm: Lufta në Ukrainë mbetet prioritet
12 Janar, 20:16