Bashkëkryetari nga PS, thotë se deri tani kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, ndërsa shton se nuk është miratuar asnjë vendim për votimin elektronik.
Deklarata e Bylykbashit mbrëmë
Komisioni i Reformes Zgjedhore percaktoi votimin elektronik si prioritet te tij. Identifikim biometrik qe askush te mos manipuloje me karta falso, te falsifikoje firmat e emigranteve apo t'u bllokoje zgjedhesve voten duke u marre kartat e identitetit. Votim e numerim elektronik qe askush te mos mbushe kutite e votimit apo te vjedhe votat ne numerim. Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshem per zgjedhesit, partite dhe publikun.
Ekspertet e huaj e thone qarte; kerkon kujdes por eshte plotesisht e beshme. Partneret e huaj po ashtu mbeshtesin qasjen e kujdeseshme te komisionit per votim elektronik ne qender votimi, jo online! Komisioni hodhi shinat per nje reforme te suksesshme e konsensuale. Kjo reforme eshte me e rendesishmja. Vetem nje parlament pa vote te blere dhe pa kriminele mund te beje Drejtesi te vertete. Zgjedhjet jane prioritet per demokracine dhe integrimin europian. Opozita do t'i prije ketij interesi jetik” përfundon deputeti i PD, që është bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore.
Deklarata e Bledi Çuçit sot
Unë nuk e di se për cilin komision parlamentar e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.
Siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë parlamentare, në Komision nuk kemi arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim që lidhet me votimin elektronik, sepse, siç kemi rënë dakord me të gjitha palët, në Komision do të vazhdojmë të marrim vendime me konsensus pasi të kemi marrë ekspertizën më të mirë të vendit dhe ndërkombëtare. Vetëm kështu do të bëjmë të mundur që t’ju ofrojmë shqiptarëve një proces zgjedhor, i cili përputhet me standardet dhe praktikat më të mira perëndimore. Fryma e bashkëpunimit dhe e konsensusit që kemi vendosur në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, do të vazhdojë.
d.b/shqiptarja.com