Partia Socialiste i ka kërkuar Kuvendit të shtyjë dhe me 1 muaj mandatin e komisionit të Reformës Zgjedhore.
 
Kësaj strukture që drejtohet nga Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi i skadon mandati në 9 shkurt.
 
Kjo është shtyrja e dytë e veprimtarisë së komisionit që do të ndryshojë kodin elektoral, por palët janë ende larg.
 
Në dhjetor, mandati u shty dhe me 2 muaj të tjerë, gjatë të cilave deputetet janë mbledhur vetëm 2 herë pa arritur asnjë dakordësi.
 
Opozita këmbëngul për votim elektronik dhe pas kundërshtisë së maxhorancës dhe OSBE që janë shprehur kundër.
 
Ndërkohë socialistët kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe votën e emigrantëve.
 

dy.b/shqiptarja.com