Balla i ka bërë thirrje PD që të heq dorë nga historia e platformës që nuk miratohet pasi sipas tij nuk kemi një komision të Reformës Zgjedhore që miraton platforma, por një komision që diskuton vetëm rekomandimet e OSBE/ ODIHR.
Ditën e enjten pritet që Kuvendi të votojë zgjatjen me 60 ditë të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Fjala e plotë e Taulant Ballës
Sot ekspertët tanë kanë gati një draft të parë lidhur me ndryshimet në ligjin për partitë politike për të garantuar transparencën e shpenzimeve dhe donacioneve që marrin partitë gjatë funksionimit të tyre. Edhe kjo do i bëhet me dije PD.
Shpresoj që PD duhet të heqë dorë nga historia e platformës që nuk miratohet. Ne nuk kemi një komision të reformës zgjedhore që miraton platforma, ne kemi një komision që diskuton vetëm rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Drafti i PS-së është më i miri që i adreson këto rekomandime dhe i bëj thirrje zotit Bylykbashi nëse do nesër të mbledhim komisionin të diskutojmë këto rekomandime të përkthyera në amendamente.
Në fund të kësaj jave me eksertë të Këshillit të Europës përmbyllim asistencëbn sa i takon transparencës së partive politike
Grupi mbështet tërësisht kërkesën tonë për tiu adresuar kuvendit për shtyrjen e mandatit me 60 ditë të enjten do të miratohen. 60 ditë janë të mjaftueshme për të bërë këtë punë kaq të rëndësishme që është gati ëpr tu votuar.
PD të heqë dorë nga historia që të bllokojë kalimin e këtyre amendamenteve në seancë plenare. PD sot nuk ka paraqitur asnjë amendament të vetëm.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)