Partitë e vogla i kërkojnë përfaqësuesve të opozitës, që në grupin e Dialogut për Reformën Zgjedhore të imponojnë ndryshime që do ta kthente Kodin Zgjedhor në favor të tyre. Për Fatmir Mediun, prioritare në draftin e propozimeve duhet të jetë kthimi i koalicioneve ndërsa diasporës t’i mundësohet jo vetëm votim, por edhe kandidim në zgjedhje.
“Primare janë koalicionet jo thjesht për interesin e opozitës por se deformimi i votës është i dukshëm në favor të maxhorancës me prishjen e reformës zgjedhore duke marrë mandate në tryezë. Ne jemi dhe kemi qenë në mbështetje të diasporës që jo vetëm të votojë, por edhe të kandidojë. Më e rëndësishme është ndëshkimi me ligj jo vetëm i atyre që bëjnë sekserin, por edhe kandidati e partia që vjedh votat”, tha kreu i PR.
Agron Duka kërkon që opozita të propozojë reduktim të zonave zgjedhore, nga 12, në maksimumi 4.
"Zgjerimi i zonave, mos të jenë më 12 por të jenë 3-4, listat e hapura e emigrantët jemi dakord", u shpreh Agron Duka Kryetar i PAA.
Mes aleatëve të vegjël kishte edhe nga ata që kritikuan grupimin më të madh politik të opozitës, PD e Rithemelimit se është i paqartë për atë se çfarë do të kërkojë në Grupin e Dialogut për reformën zgjedhore.
“A ka PD një qëndrim, a jeni për një zonë elektorale, ta dimë të paktën? Depolitizimi i komisionerëvë shumë i rëndësishëm. Kërkojeni, ju jeni përballë faktit që s’do keni komisionerë. Financimi politik, ne marrim 10 mijë vota, 8-7, e s’marrim asgjë si i bëhet kjo? Ne s’jemi hyzmiqarë në çdo palë zgjedhje?”, tha Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar
Opozita ka 3 përfaqësues në Grupin e Dialogut, Bylykbashin, Çupin dhe Erisa Xhixhon të cilët po punojnë mbi një draft për propozimet në Kodin Zgjedhor, propozime që do të nisin nga kërkesa për rikthimin e koalicioneve.
K.T./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 754
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitore, më në fund në një sallë me Donald Trump (VIDEO)
22 Janar, 13:00
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PAA, Agron Duka: Nuk do kandidoj më për deputet! Për partinë kërkojmë 1-2 vende të sigurta në listën e PD-së
8 Janar, 10:56
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 17:49
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor 2024, 10:20
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor 2024, 09:56
-
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Gjykata i gjobit me 50 mijë lek, pasi bëhen shkak për shtyrjen e procesit
11 Dhjetor 2024, 09:55
Jane te zgjuar Dash Shehaj dhe Idrizi I Camerise te vuajtur, qe nuk ju bashkua ketyre vraseve dhe krimbave!
PërgjigjuPo po vazhdoni ju opozites me mediun, duken, antshiqiptarin vangjel dule. Po po vazhdoni ju se per te ardhur keni ne pushtet me keta plehra. Pika qe nuk u bie si nuk e kuptoni qe po nuk iken keta nuk ju voton njeri
Përgjigju