TIRANE- Në mbledhjen e sotme të Grupit PD kryeministri Berisha fton kundërshtarin e tij politik të votojë 3 reformat e kërkuara nga BE-së brenda kësaj jave ose javën tjetër. Duke u ndalur te reforma parlamentare Berisha i kujtoi se ndryshimet e rregullave nuk e bëjnë atë kryeministër por vota e qytetarit, ndërsa e ftoi për mocion votëbesimi për këshillin e qarkut Fier. Berisha tregoi dhe dëshirat që kishte përmendur duke fryrë qirinjtë e tortës, dy pre tyre të qëndronte në pushtet edhe sa gjysma e mandatit që ka tani dhe gjysmën e viteve të jetës së tij.
REFORMAT, BERISHA: HAJDE T'I VOTOJME KËTË JAVE
“Komisioni Europian ka përcaktuar 3 detyra që Fyle i shprehu qartë, Votoni ligjin për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin e statusit civil dhe rregulloren e parlamentit. Uroj që këto ligje t'i votojmë këtë javë, ose javën tjetër, gjithçka është gati, nëse nuk ekziston vullneti për tu bllokuar ato.”- tha Berisha në mbledhjen e grupit PD.
“Nëse bllokon në 100 vjetor këto 3 reformave bën një veprim të pallogaritshëm si për opzoitën e vendin. Shpresoj që grupi të punojë e ti votojmë në parlament. Pr/ligji për nëpunësit civil është hartuar me ndihmën e ndërkombëtareve, hajde trego vërejtjet dhe ta votojmë”
BERISHA: TE BEJME MOCION VOTËBESIMI PËR FIERIN
Berisha përsëriti propozimin për mocion votëbesimi për zhbllokimin e situatës në këshillin e qarkut të Fierit, si një zgjidhje për t’i dhënë fund dhe bllokimit të votimit të ligjeve. Sipas Berishës dy anëtarë të “Aleacës për të ardhmen” pasi janë zgjedhur kanë kaluar në koalicionin “Aleanca për qytetarin” dhe në këtë rast PS ka humbur shumicë. “Është e ngjashme me rastin e Paulin Sterkajt dhe Gazmend Oketa”- tha Berisha
“Një mocion për këshilltarët në të gjitha komunat dhe të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit, do t’i jepte fund këtij konflikti që është prezent prej disa muajsh. Neni 52 parashikon që mandati i këshilltarit të qarkut humbet kur anëtarit të këshillit të qarkut i mbaron mandati, humb mandatin kur ai hiqet nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës, pra mandati hiqet nga këshilli komunal ose ai bashkiak. P.sh në momentin e krijimit të një qeverie tjetër, parlamenti ka tagrin të krijojë këshillin e ministrive që dëshiron”, u shpreh Berisha.
“Edhe një herë e ftoj Ramën të zbatojë rregullat më elementare të funksion të organeve të zgjedhura, që nuk mund të qëndrojnë në vendin që kanë nëse humbasin shumicën. Ftoj zotin Rama nëse do t’i japë përgjigje më ligjore Fierit, e të mos kenë frikë si të votojnë, hajde të mos bëjmë barrikada, të bëjmë këtë akt civiliteti e të votojmë ligjin e Gjykatës së Lartë. Të gjithë anëtarët e zgjedhur në Këshillin e Qarkut sic janë zgjedhur mund të votëbesohen e largohen prej tij. Nëse gjykata x këshilltar e gjen jo në rregull, këshilli ka të drejtën e mocionit e votëbesimit”- tha Berisha.
REFORMAT PARLAMENTARE, NUK MUND TE JENE DY KRYEMINISTRA
Ftoi për bashkëpunim në realizimin e reformës parlamentare. Berisha tha se i ka pranuar kërkesën fillestare të opozitës për të replikuar pas fjalës së kryeministrit, duke i vënë kohën në dispozicion nga 2 minuta në 10 por nuk pranon kërkesën për të replikuar ndaj çdo ndërhyrjeje të shefit të qeerisë.
Kryetari i opozitës ka të drejtë të flasë 20 minuta. Dhe në një ligj me 100 nene të flasë 2000 minuta. Këto nene i kanë bërë vetë kur ishin në pushtet por nuk mund të ketë 2 kryeministra. Të harrojë Rama se do të bëhet kryeministër duke ndryshuar rregulloren. Nuk është faj i kryeministrit nëse nuk e voton populli. Ai u thotë qytetarëve unë nuk fitoj dot dhe dua këto rregulla. Unë i bëj thirrje të bashkëpunojmë. Urdhëroni të bëjmë kompromisin, sepse e vërteta është se nëse bllokon këto reforma bën gabime të pallogaritshme. Të ruajmë standartet dhe ti votojmë bashkarisht” shtoi Berisha.”
DESHIRA: TE JEM NE QEVERI DHE PER GJYSMEN E MANDATIT QE KAM TANI
Dëshira e kryeministrit në 68 vjetorin e tij është të qëndrojë në pushtet edhe gjysmën e viteve që ka qëndruar deri tani, por dhe të jetojë sa gjysma e viteve që ka jetuar deri tani.
Në mbledhjen e grupit PD, Berisha rrëfeu momentin e misterit kur kishte kërkuar 3 dëshira.
"Dy i pata në gojë. Dy gjysma të tjera, të viteve dhe mandateve. Ma lejo për vitin tjetër dhe u pranua. Mesila nuk besoj se isha shumë lakmitar thjesht dy gjysmat që më kanë mbetur. Vitet prapa ne përpjetë, jo para."- tha Berisha i cili mori dhe urimet nga deputetët PD dhe një tufë lulesh.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com