TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart.
Ambasadorët vlerësuan rolin moderator, pozitiv dhe konstruktiv të Presidentit Topi si respektues i Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe si simbol i unitetit të popullit duke shprehur mirënjohjen edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer e të frytshëm që kanë gëzuar me Kreun e Shtetit shqiptar gjatë mandatit të tij, bëri të ditur një njoftim i Presidencës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike në vend duke nënvizuar domosdoshmërinë e gjetjes së vullnetit të duhur dhe dialogut kontruktiv nga klasa politike për të kaluar nga fjalët në vepra për kryerjen në kohën e reformave të nevojshme për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian siç janë reforma zgjedhore, gjyqësore dhe ajo parlamentare si dhe heqja e imuniteteve, theksoi njoftimi.
Në këtë drejtim, Presidenti Topi, duke ndarë të njëjtat pikëpamje me tre Ambasadorët, theksoi se realizimi me sukses i këtyre reformave “do të ishte jetik dhe tepër i rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe garantimin e votës së lirë të qytetarëve, për ndarjen dhe ekuilibrimin e pushteteve, për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese si dhe për vetë të ardhmen integruese të Shqipërisë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com