Reformat zmbrapsin Berishën? Pas ‘Zgjedhores’ përpjekje për t’u përfshirë edhe në ‘Territorialen’! Sekretari për Pushtetin Vendor i Rithemelimit takohet me Çupin 

Reformat zmbrapsin Berishën? Pas ‘Zgjedhores’ përpjekje për t’u përfshirë edhe në ‘Territorialen’! Sekretari për Pushtetin Vendor i Rithemelimit takohet me Çupin 

Selia e PD

TIRANË- I konsiderojnë farsë dy Komisionet e ngritura për Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale, por grupimi Berisha duket se po tenton të bëhet pjesë e tyre, për të mos humbur përfshirjen në dy prej reformave më të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejtë me zgjedhjet. 

Pasi deputeti i ‘Rithemelimit’ Oerd Bylykbashi iu bashkua punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore ditën e premte, ndonëse ish kryeministri  Berisha deklaronte të kundërtën, duket se grupimi i tij po përpiqet të përfshihet edhe në Reformën Territoriale. 

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka mësuar mbi një takim të zhvilluar paraditen e së martës mes bashkëkryetares së Komisionit për Territorialen, Dhurata Çupit dhe Sekretarit të sapo-emëruar për Pushtetin Vendor në PD e Berishës, Ylli Asllani për të diskutuar lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike për hartën e re administrativo-territoriale të vendit. Në takim i pranishëm ka qenë edhe Agron Haxhimali, i cili është mandatuar si ekspert pranë grupit të PD për Reformën Administrative. 

Në Kuvend tashmë puna për dy reformat kanë nisur. Të mërkurën e kaluar, u konstituua Komisioni për Reformën Administrativo-territoriale, teksa PD pretendon që ndarja aktuale e vendit me 61 bashki është dështim dhe shërbimet duhet çuar më pranë qytetarëve e duke nënkuptuar se propozimi që do të paraqesin është për të shtuar numrin e bashkive. Nga ana tjetër socialistët pretendojnë se reforma e 2014 ka funksionuar.  Të premten nisi punën edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar