Refugjatët, Gjermania merr masa 
Finlanda dëbon 20 mijë emigrantë 

Refugjatët, Gjermania merr masa <br />Finlanda dëbon 20 mijë emigrantë 
Gjermania ka rritur masat sa i përket emigrantëve, sidomos nga Algjeria, Maroku dhe Tunizia, duke i future këto vende në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Kjo masë vjen në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të emigrantëve. 

Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel tha se këta shtetas tani do të kenë të pamundur të fitojnë azil. Gjithashtu masat e reja parashikojnë ndalimin për dy vjet të  bashkimeve familjare për azilkërkuesit, të cilëve u garantohet një mbrojtje e kufizuar, si dhe përshpejtimin e deportimeve për të gjithë ata, që iu refuzua kërkesa për azil. 

Mbi 1 milionë emigrantë kanë hyrë në Gjermani dhe kjo ka vënë në vështirësi kancelaren Angela Merkel dhe koalicionin qeverisës.Masat e Gjermanisë vijnë pasi edhe shumë vende evropiane kanë rritur kontrollet ndërsa e fundit ishte Finlada që njoftoi se do të dëbojë rreth 20 mijë emigrant.

Evropa duket e pafuqishme për të përballuar krizën e emigrantëve, ndërsa vdekjet në det të hapur vazhdojnë. Një ditë më parë 26 emigrantë u mbytën nga një ishull grek, pasi anija e tyre u përmbys.

Emigrantët kanë vdekur në afërsi të ishullit Samos, pranë Turqisë. Dhjetë prej viktimave ishin fëmijë. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai