Policisë kufitare i vjen në ndihmë edhe
OSBE për të përballuar një fluks të mundshëm refugjatësh.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nisi sot një sërë seminaresh për policinë e kufirit dhe migracionit me synim rritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur më mirë sfidave të migracionit të parregullt, veçanërisht në kuadër të fluksit të shtuar të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor.
I pari i këtyre seminareve, të cilat organizohen në partneritet me Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit, u zhvillua në Korçë, ku rreth 20 punonjës të policisë kufitare dhe të migracionit u trajnuan për masat që duhen marrë për t’iu përgjigjur situatës.
Temat e seminarit u bazuan në prirjet e identifikuara nga Frontex dhe Europol dhe përfshinë itineraret, përzgjedhjen e emigrantëve, profilizimin e luftëtarëve të mundshëm terroristë dhe zbulimin e veprave penale. Seminari u drejtua nga ekspertë të Njësisë Kombëtare Shqiptare të Europolit dhe të Policisë së Kufirit dhe Migracionit.
Mësohet se prezenca e OSBE-së, së bashku me partnerët vendas, do të organizojë seminare të ngjashme, gjatë ditëve në vijim, me policinë e kufirit dhe migracionit në Gjirokastër dhe Shkodër.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.8%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15