Refugjatët trondisin Kroacinë
s'pritet fitues i qartë nga zgjedhjet
Koalicioni qeverisës në Kroaci gjendet përballë një sfide të vështirë për të qëndruar në pushtet, me krizën e emigrantëve që mbizotëron mendjet e votuesit në zgjedhjet e kësaj të diele. Sondazhet e fundit tregojnë një garë kokë më kokë mes tij dhe opozitës konservatore të vendit.
Koalicioni qeverisës në Kroaci gjendet përballë një sfide të vështirë për të qëndruar në pushtet, me krizën e emigrantëve që mbizotëron mendjet e votuesit në zgjedhjet e kësaj të diele. Sondazhet e fundit tregojnë një garë kokë më kokë mes tij dhe opozitës konservatore të vendit.
Dy palët premtojnë qasje të ndryshme në lidhje me valën e dyndjeve, që e gjeti Kroacinë të papërgatitur. Pas mbylljes së kufijve hungarezë, ajo u shndërrua shumë shpejt në nyje tranziti për emigrantët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, që duan të udhëtojnë drejt veriut të Europës.
Sipas ministrit të Brendshëm kroat, Ranko Ostojiç, 320 mijë emigrantë kanë kaluar nga Kroacia deri tani këtë vit. Kostoja e kujdesit për të mbërritur, nga të dhënat e ofruara prej tij, është diku te 284 mijë dollarë në ditë.
Ishte vendimi i Budapestit për të bllokuar kufirin me Serbinë, ai që shty refugjatët të kërkonin nëpërmjet Kroacisë një rrugë alternative drejt shteteve veriore të Europës. BBC bën të ditur se, kryeministri Zoran Milanoviç dhe partia e tij Socialdemokrate kanë siguruar mjaft mbështetje me dhembshurinë e treguar ndaj emigrantëve.
Por nuk janë të paktë dhe kroatët, që mbështesin qasjen e kreut të partisë opozitare “HDZ”, Tomislav Karamarko, i cili sugjeron përdorimin e trupave dhe vendosjen e barrierave në kufi, me qëllim reduktimin e numrit të të ardhurve.
Përpos krizës së refugjatëve, ekzekutivit të ardhshëm kroat do t’i duhet të përballet edhe me një ekonomi të dobësuar. Papunësia në Kroaci ka mbërritur në nivelin 15,4%, i treti më i lartë në Bashkimin Europian pas Greqisë dhe Spanjës. Papunësia te të rinjtë është plot 43.1%, ndërsa vendi ka vuajtur recesionin prej 6 vitesh, e këtë vit rritja ekonomike ka qenë tepër e ulët.
Asnjëra prej dy forcave të mëdha në garë nuk pritet të fitojë shumicën në Parlamentin 151 vendesh, çfarë nënkupton domosdoshmërinë e krijimit të një koalicioni. Këto janë të parat zgjedhje që prej anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013./Tch
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00