Refugjatët, Boldrini mesazh nga
Tirana: Italia kundër mureve

Refugjatët, Boldrini mesazh nga<br />Tirana: Italia kundër mureve
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mbërriti sot për një vizitë dyditore në vendin tonë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini.

Të dy homologët zhvilluan një takim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.  Pas takimit dypalësh, në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeparlamentari Meta shprehu vlerësimin e madh për rolin e Italisë në përballimin e krizës migratore, si dhe përkushtimin e znj. Boldrini në këte drejtim. 

Kryetarja e parlamentit italian Laura Boldrini u shpreh se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i mundur. Ajo theksoi se, ndryshimet janë të prekshme në Shqipëri, ndërsa u ndal tek cështja e emigrantëve, që diskutohet gjerësisht në BE. Duke marrë si shembull zhvillimin që ka marrë kategoria e emigrantëve shqiptarë në Italia, theksoi se kjo duhet të shërbejë si mësim për vendet e BE që kundërshtojnë pranimin e refugjatëve të luftës.

''Ndryshimi shihet që në aeroportin e Shqipërisë. Vendi juaj ka pësuar ndryshime të mëdha në këto vite. Kjo përben një rëndësi të madhe për komunitetin shqiptar në Itali, pasi komuniteti shqiptar në Italia ka punësuar jo vetëm veten, por edhe shtetas italian. Ky është një mësim i mirë për të gjithë vendet e ne dhe për atë sipërmarrës të frikës që kanë frikë të investojnë.

Ndaj nuk mund të luftohen kundër emigrantëve për ngritje të mureve dhe telave me gjemba.

Studentë italianë studiojnë në universitetet shqiptare, dhe kjo ishte e paimagjinuar para ca vitesh. Mendoj se pas disa vitesh sipërmarrës italianë, do jenë gjithmonë pjesë e investimeve në këtë vend. Komuniteti Arbëresh përben pjesë e trashëgimisë kulturore për ne. Jam këtu për t’ju ofruar një protokoll dypalësh mes dy parlamenteve për të konrektizuar bashkëpunimin mes palëve. Jam këtu për të afirmuar një miqësi të vjetër, që çdo ditë duhet të ushqehet.”
, tha Boldrini.

Meta: Italia avokatja e Shqipërisë
Meta u shpreh se duhen nxitur bashkëpunim më i madh mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe faktin qe Italia mbështet gjithmonë axhendën integruese të Shqipërisë. 

''Italia është avokatja më aktive në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kemi vlerësuar bashkëpunimin tonë në gjitha kushtet dhe kemi punuar për të luftuar kundër krimi, drogës, kemi shprehur vlerësim të madh të Italisë për krizën emigratore. Kemi vlerësuar komunitetin shqiptar në itali, kemi shprehur kënaqësinë që komuniteti italian po rriten në Shqipëri, po punojmë që komunitetet të bëhen urë lidhëse mes vendeve'', u shpreh Meta. 

Me tej, ai tha se e njohu homologen Boldrini me progresin e realizuar nga Shqiperia në përmbushje të rekomandimeve të KE-se, sidomos me arritjen më të rëndësishme, atë të miratimit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. “Kemi rënë dakord që dy parlamentet tona të intesifikojnë bashkëpunimin mes tyre që ne të përfitojmë nga ekspertiza italiane, për rritjen e kapaciteteve. Vlerësuam bashkëpunimin tonë duke nënvizuar rëndësinë për të thelluar më tej luftën ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar. Vleresoj rolin e madh qe Italia ka luajtur në përballimin e krizës migratore”, tha Meta.

Takimet e tjera
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini rreth orës 13.00 do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare.

Gjatë kësaj vizite, Boldrini do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.

Në orën, 17:30, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të presë në MPJ Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë,  Laura Boldrini.

Boldrini do të marrë edhe titullin qytetare nderi e Kukësit, për kontributin e saj për refugjatët në vitin 1999 si kryetare e UNHCR.

[gallery]19058[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin