Refugjatët dhe negociatat, Rama flet nga Saranda: Lajme të rreme, broçkulla kozmike, do e shohim 28-qershorin!

Kryeministri Edi Rama nga Saranda ku zhvilloi një dëgjesë publike me pakicat kombëtare, i ka quajtur broçkulla kozmike dhe lajme të rreme zërat për refugjatë që mund të vijnë në Shqipëri. 

Rama ka komentuar marrëveshjen me Greqinë, të cilën e quajti një fitore për të dyja shtetet.

Marrëdhënia me Greqinë ka pasur ngërçet e veta. Marrëveshja do të jetë e drejtë, dhe do jetë e vizualizueshme për të gjithë në hartë. Marrëveshja me Greqinë, e drejtë dhe e barabartë. Do shohin me sytë e tyre jo me sytë e partive. Jo me sytë e atyre që amplifikojnë lajme të rreme. Kufiri siç ishte dhe kufiri që kemi. Do kemi mundësi të shohim qartësisht se kemi bërë marrëveshjen e duhur me vendin tonë, por edhe të shohim ç’mund të bëjnë këta të dëshpëruar, pa skuadër e pa lider, që të gjithë pafuqinë e tyre e kthejnë dita-ditës në një forcë të madhe të destruktimit.

Edi Rama, Kryeministër

Po i bëjnë qindin Shqipërisë në çdo qytet të Europës, kundër hapjes së negociatat. Kanë prodhuar një broçkull tjetër kozmike, që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë këtu. S’ka fare as ISIS 600 mijë vetë ushtri. S’i shkon njeriut në mendje që Shqipëria mund të kthehet në pikë grumbullimi as për refugjatë normal. Edhe po t’i iki mendja ndonjërit në Europë, ne do buzëqeshim me keqardhje.

Edi Rama, kryeministër

Puna është që edhe pas vdekjes kemi Esat Pashë. Marrëzi për shitjen e detit, për 600 mijë emigrantë. Kur erdhi Babalja hero popullor i drejtësisë, çdo gjë tjetër mund të ndodhë. Nxisin e gënjejnë deputetët europianë për të mos hapur negociatat. Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet. Kanë ngritur tymnajë të re tani, s’ka proces pa kushte. Mali i Zi po negocion, ky është një proces. Ne duhet të bëjmë hapa përpara, ajo që na intereson në jetën e përditshme s’është kur do bëhemi anëtarë, por t’a bëjmë Shqipërinë një shtet të denjë. Jemi në kushtet e një kthese të ekonomisë. Duan apo s’duan këta. Kthesa ka nisur por është kthesë e gjatë. Se kanë ndierë ende efektin, por papunësia është ulur në 12.5% nga 18% që e gjetëm. Ka ende shumë punë për të bërë.

Edi Rama, Kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë