Prestigjozja “The Economist”, shkruante një ditë më parë mbi emigrantët e bllokuar në Greqi, se ata mund të provojnë fatin e tyre për të mbërritur në Europë, duke kaluar përmes Shqipërisë.

Në artikull është sjellë në kujtesë fakti se si 25 vite më parë, mijëra shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë, në portin e Brindisit për një jetë më të mire. Artikulli trajton dhe mundësitë që trafikantët shqiptarë të përdorin të njëjtat metoda për të transportuar refugjatët e ardhur nga vendet e luftës.

“ The Economist" shkruan se fakti që shumë shqiptarë u mirëpritën jashtë vendit, mund të merret në konsideratë nga qeveria shqiptare.

“Italianët zor se mund t’u besojnë syve. 25 vite më parë, ku mijëra shqiptarë mbërritën në portin jugor të Brindizit në Itali. Vetë, në gusht 20 mijë persona arritën me një anije të vetme. Në atë kohë, italianët premtuan t’i jepnin qeverisë shqiptare 9 milionë dollarë që të mbanin njerëzit e tyre në shtëpi dhe fluksit të njerëzve u erdhi fundi.

Kriza e emigrantëve sot u jep shqiptarëve shumë ndjenja të përziera. Vetëm vitin e kaluar 55 mijë shqiptarë u nisën dretj Gjermanisë për një jetë më të mirë. Por tashme autoritetet shqiptare kanë filluar të shqetësohen pasi do të duhet të arrijnë një marrëveshje për njerëzit që shkojnë në Shqipëri.

Disa parashikojnë se refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të bllokuar në Greqi për të hyrë në Europë përmes Maqedonisë, mund të provojnë fatin e tyre përmes Shqipërisë. Grupe të vogla janë zbuluar në rrugët e Kosoës, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Zërat qarkullojnë se mafiozët shqiptarë po kërkojnë metoda për të trafikuar me gomone refugjatët drejt Italisë siç bënë në vitet 1990. Shumë emigrantë në Greqi kanë dëgjuar se Shqipëria është e rrezikshme.

Shqipëria tani po vendos policë shtesë për të ruajtur kufijtë e saj. Italia më 4 mars premtoi të dërgojë njerëz dhe pajisje për të ndihmuar në tokë dhe në det.
Por, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi i tij nuk është i hapur për emigrantët. Fakti që shumë shqiptarë janë mirëpritur jashtë vendit, mund të llogaritet pak,”
shkruhet në artikullin e “The Economist”.

the economist



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)