Refuzimi i dialogut nga studentët, Mazniku në Report Tv: Sot u kuptua dinamika, protesta po përdoret politikisht

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit të Tiranës, Arbian Mazniku u shpreh në studion e Report Tv se qëndrimi refuzues i studentëve pas plotësimit dhe tejkalimit të kërkesave nga kryeministri Edi Rama (Lexo këtu), tregon të gjithë dinamikën dhe qëllimin e protestës e cila sipas tij po instrumentalizohet politikisht.

Ka të paktën tre shkresa, në Kryeministri, Kryesi të Kuvendit dhe te Ministria e Financave. Flitet për tetë prej tyre, por janë të ndryshme. Kjo ndodh sepse sot nuk kemi një mundësi që studentët të thonë këto janë kërkesat që ne kemi dhe të ulemi në dialog. Përsa kohë nuk ka dialog kjo e vështirëson. Sot dinamika e protestës ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Kemi një tentativë të qartë nga qarqet politike për ta instrumentalizuar protestën. S'e kuptoj pse disa njerëz nuk ulen në dialog. A është kjo protestë tregues për krijimin e një rryme të re politike? Nëse kemi të bëjmë me njerëz që kanë agjendë politike, kjo është çështje tjetër. Por ka nevojë për adresim të ndryshëm nga ana e shoqërisë. Problem është kur thuhet jemi kjo dhe del që është një gjë tjetër.

Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës

Paketa e kryeministrit, tha Mazniku, është shumë më e gjerë se ajo që studentët kanë kërkuar në këto ditë proteste. Refuzimi i dialogut, shtoi ai, në kushtet kur qeveria është e hapur për të biseduar është absurde, kur qeveritë e kaluara nuk denjonin të dëgjonin dhe zgjidhnin heshtjen përballë kërkesave të protestuesve.

"Është një paketë që zgjidh jo vetëm tarifat, pjesëmarrjen e tyre në Bord, por avancon në mënyrë të qëndrueshme sistemin arsimor të lartë. Kryeministri ka qartësua se kemi nevojë për dialog. Kemi nevojë të ulemi për t'i dhënë zgjidhje. Nuk ka thënë se do ndalojmë protestën, as negociim, por dialog për ato çështje që ju kërkoni dhe gjërat mund të jenë përtej gjërave që janë në protestë. Për dhjetëra vite, unë nga historia kam qenë protestues i regjur për shumë vite më parë dhe përqasja ka qenë se qeveria nuk fliste, nuk ulej të dialogonte. Por në kushtet e sotme qeveria është e gatshme të negociojë dhe kemi dhe një palë që nuk do të vërteta", tha Mazniku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 10/12/2018 18:44

    Zoti Mazniku,studentet i kan bere te qarta kerkesat,kryeministeri i paska pranuar,madie me shum -sipas jush ,atehere problemi eshte i zgjidhur ;le te behet vendim qeverie per to ,dhe problemi eshte i zgjidhur.Zoteri c'far ju duhen bisedimet kur studentet jane dakort, per sa kan kerkuar.Perse ju duhet alibia ,se ne levizie prishka pune opozita apo agjent te tjere -te shpikur-nga ju.Qeveria te miratoj kerkesat,qe jan pranuar nga kryeministeri-gjithenje sipas jush -;sepse ne te kundert e gjith kejo ,eshte tymnaj e shperndar nga ju.

    Përgjigju
  • Sifi: 10/12/2018 16:10

    Meqenese Kryeministri ra dalort per te plotesysr tete pikat , studentet duhet te ulen per dialog , se mund te kete hapesire dhe per ndryshime te thera ne favor te studenteve . Keshtu ishte kerkesa ultimative dhe ne rast te kundert , ajo edhte politike dhe duhet dhe weveria te pergjigjet politikisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori