Nënkryetari i Komisionit, deputeti demokrat Aldo Bumci gjatë një interviste për A1 Report e konsideron të papranueshëm një qëndrim të tillë të diplomacisë shqiptare.
"Një ngjarje shumë e rëndë për të cilën ne kemi thirrur ministrin e jashtëm të martën në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar. OSBE-ja dhe partnerët tanë i ofruan Shqipërisë drejtimin e një prej tre komiteteve, ministri i jashtëm e refuzoi, në çdo tryezë tre komitetet janë të pranishme aty merren vendimet. Ka president si Serbia, Shqipëria do drejtonte një nga tre fushat e punës së OSBE dhe ministri i jashtëm refuzon, kujt i shërben kjo?", u shpreh Bumçi.
Pas ngritjes së këtij shqetësimi nga Partia Demokratike, pak ditë më parë, Ministria e Jashtme sqaroi se refuzoi propozimin OSBE-së për kryesimin e Komitetit të Ekonomisë pasi ministria ka kërkuar që të marrë drejtimin e një prej komiteteve për çështjet e sigurisë ose atë për të drejtat e njeriut.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)