Refuzimi i tifozëve shqiptarë në
Danimarkë, diskriminim etnik

Refuzimi i tifozëve shqiptarë në<br />Danimarkë, diskriminim etnik
Danimarka nuk do të lejojë që të futen në stadium për ndeshjen me Shqipërinë 4 mijë tifozë kuqezinj. Tashmë thuajse cdo gjë është zyrtare dhe vendimit do të zbatohet sipas autoriteteve daneze dhe Federatës.
 
6 mijë mbështetës të kombëtares kuqezi kanë siguruar bileta për ndeshjes e mbrëmjes së të premtes, por sipas rregullave shqiptarëve u takojnë vetëm 2150 bileta dhe pjesa tjetër do të refuzohet.
 
Danezët e kanë bërë të qartë se shqiptarët rezidentë, por edhe që jetojnë në vende të tjera në Europa dhe që kanë siguruar një biletë për ndeshjen nuk do të lejohen.
 
Por si do të identifikohen shqiptarët nga autoritetet daneze para futjes në stadium?
 
Ideja e danezëve është e qartë: Cili ka blerë biletë me emër shqiptar nuk do të pranohet në stadium. Nëse ke një emër që tingëllon si shqiptar do të refuzohet hyrja në ato pjesë të stadiumit ku janë tifozët e Danimarkës.
 
 
Por ky vendim bie ndesh me ligjet në fuqi në Danimarkë, pasi sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut në Danimarkë, politika e mos-lejimit të tifozëve kuqezi mund të jetë në kufijtë e shkeljes së ligjit për diskriminimin.
 
“Kur përzgjedhja e tifozëve që do të hyjnë në stadium realizohet nëpërmjet emrave, atëherë problemi është serioz, të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa dallim etnie” shprehet këshilltarja ligjore, Nanna Krusaa.
danimarka


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA