Refuzimi serb dhe zhvillimet në veri, cilat janë pritshmëritë e planit franko-gjerman për dialogun Prishtinë-Beograd

Refuzimi serb dhe zhvillimet në veri, cilat janë pritshmëritë e planit franko-gjerman për dialogun Prishtinë-Beograd

Kurti, Vuçiç dhe Borrell. Foto arkivi

KOSOVË- Në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e ngërçit Kosovë-Serbi është ofruar propozimi franko-gjerman. Pavarësisht mos darkodësimit nga ministria e Jashtme serbe, braktisjes së institucionet e Kosovës nga serbët në veri, njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi këmbëngulin për planin franko-gjerman.

 Sipas tyre, konsultimet e nivelit më të lartë politik për të njëjtin po vazhdojnë, por Serbia mund të adresojë kushte për shkak të gjendjes në veri.

Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, në një deklaratë për KosovaPress, tha se në fazën aktuale, plani franko-gjerman për dialogun është opsion real për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Konsultimet e nivelit më të lartë politik në kuadër të dialogut po vazhdojnë. Plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve. Është bërë mirë që Kosova nuk nxitojë për të kthyer përgjigje në publik, por i ka deponuar mendimet e saja tek Gjermania dhe Franca. Ende nuk dina se çka përmban ai plan, por me aq sa kemi kuptuar përmes mediave dhe burimeve të ndryshme, për këtë fazën që jemi tani mund të vlerësohet si një opsion real për të kaluar një problem që e kemi në vazhdim e sipër, duke pasur parasysh edhe rrethanat gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë”, deklaron Raci.

Më skeptik për planin franko-gjerman është njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Ai për KosovaPress thotë se plani franko-gjerman është ende i vlefshëm, mirëpo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe braktisjes së institucioneve nga serbët, i njëjti është vendosur në plan të dytë.

“Shiko sa naiv dalim në politikën e jashtme, ne merremi me targa dhe implementim të vendimit, kur nuk e kemi edhe komunitetit serb në asnjë institucion. Ne asnjëherë s’po flasim për çështje strategjike se si t’i qasemi planit franko-gjerman, po flasim tërë kohën për targa dhe si të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Kjo është një autogol i Qeverisë së Kosovës, pavarësisht si ata po mundohen të argumentojnë të drejtën ligjore. Plani gjermano-francez duhet të ketë një koordinim mes gjithë spektrit shqiptar që të jepet një përgjigje e qartë…Nëse pala kosovare ka pranuar planin, por njëjtën kohë ka marrë këtë vendim (për targa), diçka nuk po përputhet në këtë mesë. Nëse ne kemi pranuar planin, ne jemi pala fituese, por pala fituese nuk bënë probleme për me zbeh problemin…Plani nuk bie, por tashmë pala serbe ka kushte, Serbia thotë se njëherë duhet të plotësohen kushtet sepse gjendja në teren është e rrezikshme dhe t’i nuk mund të flasësh për planin derisa nuk e zgjidh çështjen në teren”, thotë ai.

Madje, Arifi shprehet kritik ndaj ekzekutivit që nuk e ka shtyrë me kohë vendimin për targat, pasi tani vlerëson se kërkesat e ShBA-së janë eksplicite.

“Tashmë jemi para aktit të kryer, kemi dy kërkesa nga komuniteti serb, po ashtu të njëjtat vijnë edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Po e shohim se ShBA-ja në mënyrë eksplicite po kërkon shfuqizimin e vendit, kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin sa më shpejt të formimit të Asociacionit”, shton Arifi.

Kujtojmë se fillimisht dritë mbi planin franko-gjerman hodhi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Rishtazi, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët. I nxitur nga këto tensione, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk do tërhiqet nga ky vendim dhe çdo provokim nga ana e Serbisë bëhet me qëllim prishjen e marrëveshjeve të 2013  madje dhe tentativë për t’iu shmangur negociatave për propozimin franko-gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Situata në Veri të Kosovës, kreu i PKD: Nëse Kurti tërhiqet, jam i gatshëm ta udhëheq vendin

1667897223_memlikrasniqi11600x360.jpg

Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tërhiqet, kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, thotë se është i gatshëm “t’i marr përgjegjësitë për ta udhëhequr me vendin”.

“Unë shpresoj që kryeministri, që ka marrë besimin e kaq shumë qytetarëve, nuk është njeri që dorëzohet”, tha Krasniqi në një intervistë për EO.

Por, është i bindur që kjo Qeveri nuk do ta përfundojë mandatin.

“Por shkuarja në zgjedhje tash mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet dhe dorëzohet”.

Sipas tij, shkuarja në zgjedhje mund të ndodhë vetëm nëse kryeministri dorëhiqet.

Duke folur për formimin e Asociacionit, ai tha se askush nuk kërkon nga Kosova që ta krijojë një Republika Sërpska.

Sipas tij, kërkesë e ndërkombëtarëve është formimi i Asociacionit në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese pa e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 14/11/2022 13:00

    Ik o balosh rrugaq se ti je vetëm vegel shqipfolës i Edvin shkjaut shqipfolës dhe Hashimit në Hag …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje