Refuzohen tre kandidaturat
për gjyqtarë në Strasburg

Refuzohen tre kandidaturat<br />për gjyqtarë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka refuzuar këtë të premte tre kandidaturat e paraqitura nga qeveria shqiptare, Ina Rama, Gent Ibrahimi dhe Sokol Berberi, të cilët do të zëvëndësonin gjyqtarin shqiptarë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.

Por cilët ishin kandidaturat në garë për të zëvëndësuar Biankun mandati i të cilit përfundon në fillim të 2017?

Ish kryeprokurorja Ina Rama, juristi Gent Brahimi dhe gjyqtari kushtetues Sokol Berberi u përzgjodhën në një proces me disa konkurures nga qeveria shqiptare dhe më 12 shtator CV e tyre ju dërguan këshillit të europës.Ende nuk ka një arsye se përse këto tre kandidatura janë refuzuar në bllok ndërsa sot znj.Rama, Z.Berberi dhe Z.Brahimi ndodhen në Paris ku ishin në pritje të intervistimit proces i cili është anulluar.

Refuzimi i kandidaturave për zëvëndësimin e përfaqësuesit të një shteti në gjykatën e të drejtave të njeriut nuk është për herë të parë me Shqipërinë.Këshilli më parë ka refuzuar dhe lista të paraqitura nga shteti si Azejrbaxhan, Turqia, Sllovenia apo Bullgaria. 

Mandati i gjyqtarit Ledi Bianku që përfaqëson Shqipërinë ka zgjatur për 9 vite dhe tashmë zëvëndësuesi i tij pritet të dal nga një tjetër listë që kandidatësh që qeveria shqiptare do të dërgojë pranë asambles europiane.

Ndërkohë, burime nga Qeveria shqiptare informojnë se nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e Strasburgut në raport me ngërçin në të cilën ndodhet procesi i përzgjedhjes së kandidatit shqiptar për anëtar të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. "Në ditët e ardhshme pritet jo vetëm një qëndrim zyrtar i palëve, por edhe hapat e mëtejshme që do të ndërmerren për të çuar përpara procesin", thonë burime pranë Qeverisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit