Në Bruksel ka përfunduar mbledhja e Eurogrupit për Greqinë, nga ku Ministrat e Financave të Eurozonës refuzuan kërkesën e Athinës për të zgjatur programin e ndihmës përtej 30 qershorit, datë në të cilën pëfundon afati.
Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijssebloem pas takimit me Ministrat e Financave doli në një konferencë për shtyp, ku shprehu keqardhjen për mungesën e një marrëveshjeje dhe paralajmëroi ditë edhe më të këqija për greqinë dhe ekonominë greke.
“Të martën në mbrëmje (30 qershor) skadon programi i ndihmës për Greqinë. Situata në Greqi do të përkeqësohet me ritme të përshpejtuara pas këtij vendimi. Ndjehem i keqardhur për ato që mund të ndodhin në javët në vazhdim. Është e padrejtë të thërriten qytetarët, pasi është një vendim i vështirë për ta”, tha Dijssebloem.
Kreu i Eurogrupit tha se situata në Greqi do përkeqësohet me shpejtësi.
“Pyetje e vështirë të pyesësh grekët. Është e padrejtë të çohet populli në referendum. Nëse ata thonë ‘po’, vështirë që të zbatohet programi i cili mbaron ditën e martë. Me jemi të angazhuar që të miratojmë kredibilitetin e Eurozonës”, - tha Jeroen Dijssebloem.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com