Refuzohet statusi, Fule:Axhenda
e BE-së, jo peng i politikës

BRUKSEL - “Politikanët shqiptarë të mos mbajnë peng integrimin e vendit”,ky ka qënë mesazhi i komisionerit për zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fyle gjatë një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Jashtme të Qipros, vendi që mban presidencën e radhës së BE-së. Konferenca u zhvillua mbrëmë në Bruksel.

Ka qenë ministrja qipriote, Markoullis, ajo që ka bërë publik vendimin që është marrë nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE për Shqipërinë: Refuzimin e statusit kandidat. Në këtë mënyrë Shqipëria ka humbur marrjen e statusit të vendit kandidat për herë të tretë radhazi.

Markoullis ka deklaruar ndërkaq se zgjedhjet parlamentare të 2013 do të jenë një test për funksionimin e institucioneve, por edhe për përgjigjen e rradhës që do t’i jepet Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.

Ndërkaq komisioneri Fule në fjalën e tij për Shqipërinë theksoi: “Kemi një mesazh të qartë për Shqipërinë. Njohim dhe vlerësojmë punën e bërë deri tani nga Shqipëria. Inkurajojmë partitë politike për plotësimin e reformave që kanë mbetur pezull. Dyert e BE janë të hapura për Shqipërinë, por duhet të vazhdojë dialogu politik. Reformat në Shqipëri duhet të vijojnë, sapo të përmbushen do të dalim në një përgjigje. I bëj thirrje politikës shqiptare që të vazhdojë dialogun për marrjen e statusit. Axhenda e BE nuk duhet të jetë peng i interesave politike në Shqipëri".

Këshilli i Ministrave të Jashtëm vendosi t’i japë statusin e vendit kandidat Serbisë, ndërsa çelja e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë që e ka marrë statusin më parë, bllokua nga Bullgaria. Gjithashtu Këshilli kërkon përpjekje më të mëdha të Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Megjithatë, komisioneri Fule u shpreh optimist se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, Shkupi mund të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

(Lajmi u publikua në orën 21: 15 të 11 dhjetorit dhe u përditësua në 07: 15 të 12 dhjetorit)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot

Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot