Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

KSAMIL- Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi është konfliktuar me dy efektivë. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Lilo Mera, i cili pasditen e sotme, ka kundërshtuar dy efektivët pasi nuk ka pranuar që të gjobitet për një shkelje të qarkullimit rrugor.

Në një video të ndarë nga JOQ, dallohet momenti kur i riu dhunon një prej efektivëve, A.K., 26 vjeç. Fillimisht ai i ka marrë policit pajisjen elektronike të gjobave dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj tij. I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet. Në komisariat mësohet se është arritur të shoqërohet vëllai i Lilo Merës, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pun qensh: 18/08/2024 07:08

    Per te mos u marr me kafshen qe ka reaguar keshtu, pasi nuk ia vlen. Eshte e pafalshme per efektivin. Si mund te lejoje te dhunohet aq me teper ti ike dhunuesi???? Ai duhet ta kishte prangosur ne vend, dhe kjo mund te behet vetem nese polici ka pergatitjen e duhur. Vaj halli per ata qe mund te kene nevoje per ndihmen e policit ne keto raste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja