TIRANE - Komisioni i Ekonomisë i kërkoi unanimisht Kuvendit nisjen e procedurave për shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, pas refuzimit të njëpasnjëshëm që kjo e fundit i bëri seancës dëgjimore në këtë Komision në lidhje me përgjegjësitë administrative në vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
Për kryetarin e Komisionit Erjon Brace, Golemi po sfidon institucionin më të lartë ligjvënës në vend dhe ndaj duhen marrë masa për shkarkimin e saj. Me vota unanime të deputetëve anëtare, komisioni miratoi propozimin e kryetarin Brace qe me ane te nje raporti te ve ne dijeni Konferencen e Kryetareve për të vijuar masat e parashikuara nga ligji për këtë rast.
"S’kemi kërkuar dëshmi në kuptimin penal. Refuzimi i përsëritur i zonjës në raport me këtë institucion ka shkelur kushtetutën rregulloren e kuvendit, ligjin për BSH. Refuzimi që inspektori i bëri Kuvendit tregon standardin e ulët të Bankës së Shqipërisë në raport me Kuvendin. Është e paprecedent që një nëpunëse e Bankës së Shqipërisë të refuzoje për dy herë rresht të jetë e pranishme në një seancën dëgjimore për Bankën e Shqipërisë. Nëpunësja e emëruar pikërisht nga Kuvendi, po sfidon institucionin më të lartë ligjvënës në vend dhe për këtë duhen marrë masa", theksoi Brace.
Ashtu si edhe në refuzimin me shkrim të seancës së parë ndaj saj, e cila dështoi ditën e djeshme, zonja Golemi ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje Komisionit të Ekonomisë në momentet e fundit.
Ndërsa po prezantonte nenet që e “detyrojnë” Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë t’i përgjigjet Kuvendit si një person që propozohet, emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti, kryetari Brace është njoftuar për mbërritjen e një letre nga ana e zonjës Golemi.
“Ka ardhur një letër, tha Braçe, “Inspektori i Përgjithshëm refuzon të vijë, duke u bazuar në disa prej neneve që në fakt nuk kanë lidhje me Kushtetutën. Ky është absurdi që thotë: Unë nuk vij para komisionit por prap thotë se do i përgjigjem me shkrim. Propozimi është që kryetari i Kuvendit të vë në dijeni Konferencën e Kryetarë për të nisur procedimin me shkakrimin e Inspektorit të BSH-së”, tha Braçe.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20