Refuzoi të largohej nga vendi kur pushtetin e morën talebanët, vritet ish deputetja afgane dhe truproja e saj
Ish deputetja afgane, Mursal Nabizada
Një ish-deputete afgane dhe truproja e saj janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në kryeqytetin Kabul, ka thënë policia afgane. Mursal Nabizada, 32 vjeç, ishte një nga të paktat deputete femra që qëndruan në Kabul pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021.
Vëllai i saj dhe një roje e dytë e sigurisë u plagosën në sulmin të dielën. Ish-kolegët e vlerësuan zonjën Nabizada si një "kampione e patrembur për Afganistanin", e cila refuzoi të largohej nga vendi. Që kur talebanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, gratë janë larguar nga pothuajse të gjitha fushat e jetës publike.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran tha se forcat e sigurisë kishin nisur një hetim serioz për incidentin. Ish-deputetja Mariam Solaimankhil tha se Nabizada ishte një grua e fortë, e cila qëndronte edhe përballë rrezikut.
“Pavarësisht se iu ofrua mundësia të largohej nga Afganistani, ajo zgjodhi të qëndrojë dhe të luftojë për popullin e saj”, shkroi ajo në Twitter.
Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit të rëndë por mediat e huaja raportojnë se shkak për këtë sulm janë bërë talebanët të cilët së fundmi kanë ndërtuar një sistem përjashtues për të gjitha gratë që dëshirojnë të marrin pjesë në jetën publike të Afganistanit.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor 2024, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor 2024, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht 2024, 19:12
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor 2024, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor 2024, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor 2024, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj 2024, 12:55
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill 2024, 11:04
-
U shpërthen mina duke luajtur, vriten 9 fëmijë në Afganistan
1 Prill 2024, 14:42
-
Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave
22 Shkurt 2024, 15:35