‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë

‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë

Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD dhe njëkohësisht drejtues politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka denoncuar abuzimin më grantet në Bashkinë e Roskovecit.

Sipas tij, rezulton se grantet për bujqësinë kanë shkuar për ndërtimin e një bujtine nga mamaja e kandidates së PS për Roskovecin Zegjine Caushi.

Bardhi ka akuzuar Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale, duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve.

‘Refuzojini me votë kopjet e këqija të  Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!  Nuk ka rëndësi ç’moshë kanë. Edhe kur janë të rinj, kanë mentalitetin e zhvatjes së parave, përfitimit personal dhe abuzimit me pushtetin. Përshembull, më e reja e listës së PS në Fier, Zegjine Caushi, ka çdo ves të pushtetit të kalbur nga abuzimet dhe korrupsioni të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ato pak fonde të Bashkisë Roskovec, ku prej kohësh ajo punon si zyrtare e lartë, rezulton se i ka marrë familja e kandidates për deputete. Nuk ka grante për njerëzit e zakonshëm dhe punëtor të Roskovecit, por vetëm për familjarët e tyre. Ky është modeli i pushtetit që kanë ndërtuar në këto 12 vjet. Gjithçka për vete, asgjë për njerëzit e zakonshëm! Në 11 Maj, është radha edhe e socialistëve të ndershëm që të ndëshkojnë me votë ata që i braktisën, i zhgënjyen dhe i përdorën për pasurimin e vetes dhe të familjeve të tyre’, shkruan ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘fushatë’ nga qelia: Më 11 Maj, largojmë Ramën që të heqim taksat! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese në rajon

Meta ‘fushatë’ nga qelia: Më 11 Maj, largojmë Ramën që të heqim taksat! Ne do të ndërtojmë një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese në rajon