ISIS ekzekuton 19 vajza të cilat nuk pranuan të kryenin marrëdhënie seksuale me luftëtarët e tyre. Vajzat mbaheshin në fortesën e shtetit islamik në Mosul.
Këtë lajm e ka konfirmuar një zyrtar i lartë kurd. Ndërkohë një delegat i OKB që po heton këtë rast shprehet se vajzat blihen si fuçi nafte dhe secila prej tyre përdoret nga 6 burra të ndryshëm.
I dërguari i OKB-së ka verifikuar edhe një fakt tjetër shqetësues pasi krerë të lartë të ISIS sugjerojnë ekstremistët të shesin vajzat dhe gratë e tyre të krishtera në këmbim të disa të hollave.
Vajzat të cilat janë arratisur nga kthetrat e ISIS kanë deklaruar se janë detyruar të martohen me luftëtarët, të cilët abuzonin seksualisht dhe fizikisht me to.
Zëdhënësi i partisë kurde demokratike në Mosul gjithashtu pohoi se çështjet rreth parave dhe shitjes së femrave kanë shkaktuar përçarje brenda ISIS.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com