Sipas informacioneve të marra nga observatori i opozitarëve për lëvizjen e avionëve luftarakë, regjimi i Esadit të martën ka kryer sulme ajrore ndaj nënprefekturave dhe fshatrave brenda Zonës së Ç'tensionimit në Idlib.
Siç bëjnë të ditur burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në këto sulme kanë humbur jetën 6 civilë.
Provinca e Idlibit, e cila ndodhet në veriperëndim të Sirisë, njihet si kalaja e opozitarëve pothuajse që kur ka nisur lufta civile në këtë vend, 2011.
Bashkë me migrimin e brendshëm popullsia e qendrës së provincës ka arritur deri në 4 milionë banorë.
Në vitin 2015 kontrolli i qendrës kaloi në duart e opozitarëve. Idlibi renditet në krye të zonave që merret më shumë në shënjestër nga regjimi.
Rrjeti Sirian për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se në sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë të ndërmarra mes datave 26 prill – 19 gusht në Zonën e Ç'tensionimit në Idlib kanë humbur jetën të paktën 843 civilë.
Kurse Zyra e Koordinatorit të Ndërhyrjes në Siri, një OJQ që ndjek procesin e migracionit në Zonën e Ç'tensionimit në Idlib dhe që mbledh të dhënat, raporton se që nga marrëveshja e Idlibit (e arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018) e deri tani në këtë rajon janë zhvendosur 945 mijë e 992 civilë.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.2%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 888
Lajme të tjera
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Lufta në Siri ua shkatërroi jetën, tërmeti në Turqi ua shoi shpresat
23 Mars, 13:42
-
FOTOT: Në radhë për të marrë ushqimin, pamje nga Turqia pas tërmetit fatal
21 Mars, 14:32
-
Pas tërmetit, Turqia goditet nga një tjetër fatkeqësi! 14 persona humbin jetën nga përmbytjet në jug të vendit
15 Mars, 19:22
-
Sulm me dron në një fabrikë municionesh në Siri, vdesin 7 persona, plagosen 15 të tjerë
8 Mars, 17:09
-
Turqit, nuk 'zënë mend’! Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve, punësojnë vinça për të hyrë brenda shtëpive që të marrin plaçkat
28 Shkurt, 08:35
-
Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë, një i vdekur dhe mbi 69 persona të plagosur
27 Shkurt, 12:07
-
Historia tragjike e 46 vjeçares ukrainase dhe dy fëmijëve të saj! U larguan nga lufta në Ukrainë por humbën jetën nga tërmeti në Turqi
26 Shkurt, 10:08
-
FOTO/ Pallati u anua me gjithë themele pa iu thyer asnjë xham, ndërtesa në Turqi kthehet në atraksion turistik
26 Shkurt, 08:17
-
Mbi 50 mijë viktima nga tërmeti që goditi Turqinë, zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura! 184 ndërtues të arrestuar, 600 nën hetim
26 Shkurt, 07:10
-
Situatë tragjike në Siri pas tërmeteve, spitalet pa pajisje
25 Shkurt, 18:26
-
Tronditet sërish Turqia! Tjetër tërmet 5.2 sipas shkallës Rihter
25 Shkurt, 12:28