Regjisorët rrihen me grushta
Minarolli, Harxhi: Ja konflikti

TIRANË - Një sherr me grushte mes dy regjisorëve Artan Minarolli e Ilir Harxhi, ka përfunduar me padi dhe fyerje personale. Ngjarja ka nisur të hënën paradite në ambjentet e Qendrës Kombëtare Kinematografike, ku Ilir Harxhi kishte shkuar të kërkonte llogari pse projekti i tij filmik ishte eleminuar nga gara. Ai ka rrëfyer në polici që është goditur më grusht në sy nga Minarolli dhe ka denoncuar këtë ngjarje.
Pas bërjes publik, të këtij sherri, palët kanë rrëfyer për të përditshmen Shqiptarja.com pretendime te tyre, duke këmbëngulur për drejtësi.

Regjisori Ilir Harxhi tha se e kanë përjashtuar nga gara për shkak se ai nuk kishte diplomë regjisori. Por ai ka thënë se “kriteri që mu vu për diplomën ishte i padrejtë, pasi edhe regjisorët e mëdhenj si Anagnosti janë diplomar për operatorë”.
Ndërsa, regjisori Artan Minarolli, në postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, sqaroi për “Shqiptarja.com” se konflikti qëndron kështu: “ky person ka paraqitur një film të shkurtër dhe nuk fitoi, nuk plotësonte kriteret. Tërbimi për këtë, e ka shtyrë në sjellje anormale. Është person që njihet për veprime të tilla, sepse është një njeri që nuk ka ditur të menaxhoje as problemet personale. Ka shume kohë që bërtet e grindet me tone të larta me të gjithë punonjësit e qendrës. Thjesht filmi i tij nuk ka fituar”, sqaroi Minarolli, duke theksuar se do ta cojë këtë çështje në gjykatë, për shpifjet që sipas tij Harxhi ka adresuar për të si drejtor të QKK-së.
Sot në gazetën “Shqiptarja.com” do të botohen të plota intervistat e dy regjisorëve si dhe reagime të tjera që e zbardhin këtë ngjarje të paprecedentë mes artistëve.
(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!