Regjisori Gjergj Xhuvani, ja filmi që po xhironte në Itali ku dha dhe frymën fundit

Regjisori Gjergj Xhuvani, ja filmi që po xhironte në Itali ku dha dhe frymën  fundit

Foto nga shesh-xhirimi

Në fund të vitit që shkoi, gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi disa çaste pune të Gjergj Xhuvanit për filmin më të ri të tij. Ishin xhirimet e para dhe këto foto që rrëfenin regjisorin dhe protagonistët e filmit në sheshxhirim, zbuluan projektin më të ri të Xhuvanit. 

Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri në fund të vitit të kaluar, GJergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në këtë vapë gushti s’e ndali punën.  Regjisori I njohur ndërroi jetë në sheshxhirim në moshen 56 vjeçare, nga nje sulm ne zemer! Nderroi jetë pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin Italian.
Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit filmi kishte marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe kishte nisur xhirimet në dhejtorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka ruajtur ruan në arkivën e saj disa foto me momentet e xhirimeve të para të filmit “Liqeni im”, ku regjisori është i përkushtuar në komunikimin me aktoërt dhe grupet e xhirimit, pjesa më e madhe e të cilëve janë nxënës të shkollave të mesme. Regjisori që vuajti vitet e fundit me problemet e të birit, i cili u fut në një rrugë pa krye dhe përfudnoi në burg për vrasje, me sa duket e ndjeu si mision që filmin t’ua kushtonte adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me mooralin që t’I kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.    
“Liqeni im” rrëfen historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.
Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. istoria përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë. 

Fotot e xhirimeve ne Romë i ka postuar regjisori Ilir Butka, i cili thote i shoqeron me kete shenim: "Nje humbje e rende ne boten e filmit shqiptar. Eshte ndare nga jeta sot ne mengjes nga nje goditje ne zemer regjisori Gjergj Xhuvani. 

Projekti i filmit "Liqeni im" ishte nje bashkeprodhim i mirfillte midis Ballkanit, Shqiperise, Kosoves, Kroacise dhe Italise. Projekti u mbeshtet edhe nga Eurimages ku fitoi piket maksimale."

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?