Regjisori italian: Teatri të mos prishet, fashistët kanë bërë edhe godina të bukura

Diskutimi i madh për Teatrin Kombëtar, nuk mund të lihej pa u prekur edhe sot në emisionin Rreze Dielli në Report Tv. Regjisori Italian, Carlo Sciaccaluga, e konsideron teatrin një vend special. Sipas tij teatri është përfaqësues i vendit në të cilën mblidhet i gjithë komuniteti.

“Në qendër të qytetit është gjithmonë bashkia, teatri dhe kisha. Kisha varet në varësi të fesë së shoqërisë, por teatri është gjithmonë në qendër të komunitetit. Ka me mijëra vite që qëndron kështu dhe është një vend ku mblidhet i gjithë komuniteti, duhet të jetë i hapur.”

Carlo Sciaccaluga, regjisori italian

Një ide për të ruajtur teatrin aktual e ka dhënë Regjisori Bujar Kapexhiu, projekt-propozimi i së cilit është komentuar edhe si arkitekturë fashiste. Për këtë arsye gazetarja Erjona Rusi shtroi pyetjen nëse i vjen keq për faktin e quajtjes së teatrit arkitekturë fashiste.

- Si italian edhe mund të qeshni por ju vjen keq që politikanët tanë e quajnë një arkitekturë fashiste teatrin? Sipas regjisorit është fitore nëse ndërtesat e diktaturës vazhdojnë të përdoren. Ne duhet të përballemi me historinë, shprehet ai dhe jo të fshihet.

“Është po, por duhet të kemi kujdes sepse janë 2 teatro shumë të bukur. Por kjo nuk do të thotë që fashistët herë pas here kanë ndërtuar godina të bukura nga ana arkitektonike. Në Itali jemi plot me godina të tilla, nëse do të kishim hedhur poshtë çdo gjë që ka ndërtuar komunizmi. E quaj një fitore të historisë kur një vend ose një godinë apo ndërtesë është ndërtuar nga një diktaturë dhe vazhdon të përdoret ende nga demokracia. Historia përballet, nuk duhet fshirë”

Carlo Sciaccaluga, regjisori italian

Regjisori italian, Carlo Sciaccalugo, së bashku me aktoren Esela Pysqyli, ishin sot në studion e emisionit 'Rreze Dielli', në Report Tv, për të folur mbi shfaqjen më të re në Teatrin Eksperimental komedinë e Shekspirit "Shumë zhumrë për asgjë".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit