TIRANE-Regjisori Kastriot Çipi përmes një statusi në Facebook njofton të gjithë aktorët e Teatrit Kombëtar që nesër në mesditë të jenë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pasi do të miratohet vendimi që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!

Regjisori Kastriot Çipi

Një pjesë e artistëve vijojnë që të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa qeveria dhe kryebashkiaku Veliaj para pak javësh prezantuan projektin e teatrit të ri  që do të ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues.