Regjistrimet, Boçi: Nikolla po u 
faturon gabimet e saj maturantëve

Regjistrimet, Boçi: Nikolla po u <br />faturon gabimet e saj maturantëve
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar sot për regjistrimin e studentëve në universitete ku ka thënë se Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjithë amullinë dhe kaosin e shkaktuar në Arsimin e Lartë ia ka faturuar maturantëve.
 
Boçi ka ironizuar deklaratat e Nikollës duke e konsideruar atë si të papërgjegjshme.
 
Deklarata e plotë e Luçiano Boçit
Ministrja e arsimit më në fund i gjeti fajtorët “e vërtetë” të katrahurës e amullisë së procesit të pranimit në Universitete! Bravo i qoftë!
Shpëtuam, se kemi gjithë këto ditë që grindemi.
Sipas saj, fajtorët ishin vetë maturantët, të cilët i cilësoi si “të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm”!!!!???
Epo Ministre më “të përgjegjshme”, nuk më kishin zënë ndonjëherë sytë e më kishin dëgjuar veshët.
Me shumë “përgjegjshmëri”, pohoi se:
- Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ai që përcaktonte procedurën e regjistrimit!
- Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ndryshuar para pak ditësh!
- Nuk dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin pas datës 20. Do të ndryshonte apo jo?! Do shohim e do bëjmë tha për një vendimmarrje.
- Nuk e dinte se si do të mund pranoheshin maturantët që nuk kishin fituar në raundin e dytë asnjë preferencë.
- Nuk dinte si do të plotësosheshin kuotat bosh dhe pas ezaurimit të vijës së kuqe.
- Nuk dallonte degët me konkurim.
- Nuk e dinte që “rregullat e lojës” ndryshuan. Madje këtu na preku se tek shprehja “rregullat e lojës”, na u ndal tek fjala lojë. Për të treguar “përgjegjshmërinë” e madhe, na tha që kjo nuk është lojë, është gjë shumë serioze!!! Hajde mos e beso po deshe pastaj!?
- Nuk e dinte që Ministria kishte shkelur ligjin e AL, me AKP-në. Ajo është baraz me QSHA - tha, çështje emri! Ou!!! Harroi Ministrja që vetëm për emrin Arte, apo Histori arti, u dogjën në Gazetari me dhjetra maturantë.
- Nuk dinte t’i jepte një përgjigjë të vërtetë e të saktë kërkesave të maturantëve.
Shkurt nuk dinte asgjë.
Sa të lumtur do ishin maturantët dhe shumë të tjerë, sikur mos kishte dalë fare!!!!!!!​


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten