Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?

Koalicioni i regjistruar nga Celibashi mes Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës duhet të zhbëhet sepse në marrëveshjen politike që e shoqëron dokumentacionin për regjistrimin e tij përdoret emri dhe simbolet e Parisë Demokratike. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve depozituar ditën e sotme.

Alibeaj thotë se KAS duhet ta rrëzojë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve sepse ai vetë por askush tjetër i autorizuar prej tij nuk e kanë kërkuar ndonjëherë që PD të jetë pjesë e këtij koalicioni. Teksa argumentojnë se koalicioni nuk duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor, PD thotë se marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti "Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit" është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesë.

Pra, edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga Celibashi si pjesë e koalicionit duke mbetur vetëm Partia e Lirisë, PDK dhe PBDNJ, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar sot ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin. PD parashtron argumente si përdorimin e emrin dhe suimboleve pa vullnetit e kryetarit të komanduar Alibeaj si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për bashkitë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

“Mungesa e këtij elementi thelbësor, pra shprehja e vullnetit nga subjekti zgjedhor për të qenë pjesëmarrës në një koalicion zgjedhor, e bën marrëveshjen të paligjshme dhe imponon detyrimin për KQZ që të refuzojë regjistrimin e saj. Megjithëse, ky element paligjshmërie është konstatuar edhe nga ana e vetë Komisionerit, ai ka vendosur pranimin e kërkesës dhe regjistrimin e saj, duke ndërhyrë dhe ndryshuar vullnetin e kërkuesit. Pra, ndryshe nga sa thuhej në kërkesë për subjektet pjesëmarrësë në koalicionin zgjedhor, Komisioneri ka vendosur regjistrimin e një koalicioni vetëm me tre prej tyre, duke vepruar në fakt në tejkalim të kompetencave të tij. Ligji zgjedhor dhe aktet nënligjore autorizojnë Komisionerin vetëm të vendose pranimin apo rrëzimin e një kërkesë, por jo të ndërhyjë në përmbatjen e saj apo të marrëveshjes së koalicionit për ta sjellë në formën që ai gjykon se është në përputhje me ligjin. Një tjetër element paligjshmërie në këtë marrëveshje koalicioni është edhe mungesa e përcaktimit të numrit të kandidatëve që duhet të propozoje secila parti politike brenda koalicionit për çdo parti zgjedhore (shih nenin 2, pika 2, gërma "e" e Udhëzimit nr. 1/2020 te Komisionerit). Ky element është veçanërisht i rëndësishëm pasi në faqen e parë të marrëveshjes thuhet se drejtuese politike”, thuhet në dokument.

Tashmë kjo ankesë është regjistruar në KAS dhe shorti ka përcaktuar Elvis Çefën relator për ta shqyrtuar. Se cili do të jetë vendimi i KAS pritet të mësohet. Megjithatë të bën përshtypje në ankimin e Partisë Demokratike fakti se nuk ‘janë lodhur shumë’, por pjesë nga kërkesa janë marrë ‘copy paste’ nga ajo e vitit të kaluar, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe përmenden LSI në vend të PL dhe ‘Shtëpia e Lirisë’ në vend të ‘Bashkë Fitojmë’. Gabim që siç duket është kuptuar dhe e është korrigjuar shpejt dhe është ridepozituar kërkesë tjetër në KQZ. 

Tre ditë më parë Celibashi regjistroi Partinë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit duke zbatuar vendimmarrjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS)  për ta regjistruar PD-në me kryetar Enkelejd Alibeajn si kryetar i Komanduar. Ndërkohë që ashtu siç edhe pritej koalicioni i Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit nuk do të ketë asnjë ‘gjurmë zyrtare’ të Sali Berishës. Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionit të Partisë së Lirisë vetëm me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules. Futja e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën është konsideruar e paligjshme, ndaj edhe nuk mund të ketë PD në koalicion. 

Ndërkohë që vetë Berisha dje ka dërguar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS dhe kërkon që gjykata të ç’regjistrojë subjektin “Partia Demokratike” e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar dhe regjistrimin e tij. Teksa pret shqyrtimin në Kolegj, Berisha ka dorëzuar në KAS  një tjetër padi, teksa kërkon pezullimin e vendimit të Celibashit deri sa të marrë gjykata një vendim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 21/03/2023 11:50

    Ky Sefa eshte goxha jurist i mire. Vetem se perdoret shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja