Regjistrimi i popullsisë në Kosovë shtyhet deri në pranverë

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë shtyhet deri në pranverë

Disa qytetarë duke ecur në Prishtinë. Shtator 2023

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani parashihet të fillojë në prillin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën e 22 nëntorit, se procesi i regjistrimit "nuk është menaxhuar mirë" nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka përmendur, po ashtu, edhe udhëheqjen e re të ASK-së si faktor që e ka shtyrë të propozojë shtyrjen e sërishme të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Sipas vendimit të ri qeveritar, procesi do të zhvillohet nga 5 prilli deri më 17 maj të vitit 2024.

Më 23 gusht, Qeveria kishte vendosur ta shtynte për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, dhe kishte paraparë që ai të niste më 1 nëntor.

Duke e arsyetuar atë vendim gjatë një takimi të Qeverisë, kryeministri Kurti kishte thënë se një sërë vonesash në proces e kishin bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator.

Ai kishte thënë se procesi ishte shtyrë shkaku i rezistencës nga Komisioni Qendror i Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion.

Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës - Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut - pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit