Regjistrimi i pronave, si të
marrim vërtetim pronësie

Regjistrimi i pronave, si të <br />marrim vërtetim pronësie
Pas ligjit, që mundëson regjistrimin e pasurisë edhe tek noteri, qeveria miratoi dje një Vendim, sipas të cilit lëshimi i dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme do të ofrohet edhe në rrugë dixhitale. Për këtë, janë përcaktuar rregulla të reja të shërbimit në Hipoteka.

Vendimi është miratuar në kuadër të dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë në tërësi, pjesë e të cilit është edhe dixhitalizimi i sistemit të veprimtarisë noteriale dhe, në mënyrë të veçantë, krijimi i sistemit të aplikimit on-line për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të tjetërsuara. Synohet të realizohet që noteri, përpara hartimit të aktit të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme, të mund të kryejë verifikimin në një bazë të dhënash elektronike, ku të jenë të pasqyruara të dhënat mbi pronësinë e pasurisë. Realizimi i këtij qëllimi paraqet si avantazhe kryesore, shmangien e kontakteve të drejtpërdrejta të qytetarit me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe për rrjedhojë reduktimin e fenomenit të radhëve të gjata, kohës së humbur dhe veprimeve korruptive. Realizimi i verifikimit on-line të pasurive të paluajtshme shkurton zhvillimin e një transaksioni.
Me anë të këtij vendimi, gjen rregullim edhe regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave, me të cilin operojnë punonjësit e zyrës, nën përgjegjësinë e regjistruesit. Ky regjistër elektronik garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave.
Gjithashtu parashikohet se Kryeregjistruesi të miratojë me udhëzim procedurat standarde të veprimeve me regjistrin eketronik të përpunimit të kërkesave, duke përfshirë përshkrimin e veprimeve të kryera nga zyra që pasqyrohen në këtë regjistër.
Ky vendim konsiderohet si një prioritet, me anë të të cilit zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe noteri ofrojnë një shërbim eficient në cilësi, të garantuar dhe efektiv në kohë për qytetarët.
Regjistruesi, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, përveç rasteve kur në ligj përcaktohet një afat tjetër, është i detyruar të plotësojë kërkesën e paraqitur nga qytetari apo subjekti ose, në rast të kundërt, të kthejë përgjigje, me shkrim.
Tarifat për shërbimin në Hipotekë duhet të paguhen vetëm në llogarinë bankare të zyrës së regjistrimit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën