Ministria e Arsimit informon se nesër është afati i fundit i regjistrimit online të maturantëve fitues që do të pranohen në universitetet shqiptare. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp MASH informon se deri sot 20 mijë maturantë kanë bërë regjistrimin online ndërkohë që 27 mijë është kuota e pranimit në këto universitete.
“ Regjistrimi online vazhdon deri në daten 23 Shtator 2012, ( ora 24:00). Ftojmë te gjithë maturantët të shfrytëzojnë kohën deri nesër në mbrëmje (24:00) për të kryer regjistrimin.”-thuhet në njoftimin për shtyp.
Ministria informon se “Të gjithë kandidatët që nuk e kryejnë regjistrimin online do te mbeten jashtë listës përfundimtare të fituesve, pra do të dalin nga sistemi dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë studimet në IAL publike për vitin akademik 2012-2013.” Viti i ri akademik universitar nis më 8 tetor 2012, dhe MASH e vlerëson si të suksesshëm procesin e regjistrimit online deri në këto momente.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com