Regjistrimi i tokave bujqësore, Rama: Vonesa e patolerueshme, vetëm 9 Bashki kanë dorëzuar dokumentacionin! Kush bën tendera abuziv, përfundon në burg

Një tjetër arsye e takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët ishte dhe regjistrimi i tokave bujqësore. Rama tha urdhër që të përfundojë brenda mandatit të tretë ndërsa kritikoi se disa bashki nuk e kanë kryer këtë detyrë.

“Asyeja tjetër është domosdoshmëria e një ndryshimi imediat i ndryshimit tuaj qeverisës lidhur me regjistrimin e tokës bujqësore. PS nuk do marrë asnjë kosto për zvarrjen e këtij procesi. Regjistrimi të përfundojë brenda mandatit. Del dhe tepron ajo që keni pasur deri më sot. Vonesa është e patolerueshme, janë bërë të gjitha ato që mund të bëhëshin që ky proces të përfundojë brenda mandatit të tretë. Regjistrimi i tokave bujqësore është një sfidë historike. Tani duhet bërë! Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjeve e ka përmbledhur të gjithë arkivat, në një vend në Kadastër.

 Po ky proces nuk mund të kryhet nëse nuk dorëzohen të gjitha në Kadastër. Pranë këtyre institucioneve është dorëzuar për 30 vjet ky dokumentacion. Akoma sot nuk po mblidhet dot në Kadastër. Kadastra i është drejtuar dy herë.  Agjensia iu është drejtuar 2 herë, në 2020 dhe në 2021. Tani cfarë ka prodhuar ky drejtim 2 herë me shkresë. 18% e bashkive e kanë kryer përgjithesisht dhe pjesërisht këtë detyre, vetëm 9 bashki e kanë dorëzuar dokumentacion, ndërsa 52 nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë.

Me ndarjen e re administrative në vitin 2016 bashkitë morën detyrimin  që të kryenin mbledhjen e  arkivave të ish komunave. Nuk e kanë bërë akoma deri më sot. O bëhet kjo o nuk bëhet dot regjistrimi për një dynja njerëz që dalin nga shpia pa u gdhirë për të punuar tokën. Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm aq edhe të papranueshëm. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin, jo po formularët janë të amortizuar, nuk kemi njerëz. Na duhen mjete. Dëgjoni këtu. Kemi bërë reformë administrative dhe një pjesë e madhe e bashkive edhe pse duhet të kishin më pak, kanë më shumë njerëz sesa kur kishim 300 e ca komuna. Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë siç qeveria jo ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re. Që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u krye. Pa asnjë llogari dhe pa asnjë sens financiar. Njerëzit i keni aty, mjetet i keni, por ku ke mjetet që ti sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe nuk funksionon dhe përfundon në burg”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Fatos Tushe do përjashtohet nga PS! Kryebashkiakët të mos përzihen me prokurimet ose ju çoj në SPAK! S'ka fonde për bashkitë që nuk kanë performancë të mirë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë