TIRANE- Pas datës 15 maj, asnjë klient i kompanive të telefonisë së lëvizshme në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më shërbim prej tyre, në rast se nuk do të ketë kryer regjistrimin e të dhënave personale të përdoruesit të kartës SIM. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – AKEP, në kuadër të fazës përfundimtare të procesit të regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, sipas ligjit në fuqi, u ka dërguar të katër operatorëve celularë një njoftim, nëpërmjet të cilit u kujton se brenda datës 15 maj 2014, duhet të përfundojë riregjistrimi dhe verifikimi i çdo numri celular për të garantuar regjistrimin individual të pajtimtarëve.
Nga verifikimet e bëra nga inspektorët e AKEP-it, ka rezultuar se janë marrë tashmë masa për riregjistrimin e pajtimtarëve të celularëve dhe kryesisht ata me parapagesë (karta) janë përfshirë në proces. Nga data 1 prill 2014 ka filluar regjistrimi individual i pajtimtarëve sipas formularit të miratuar nga AKEP. Vëmendja, sipas Autoritetit, duhet të përqendrohet më shumë tek pajtimtarët me kontratë dhe kryesisht referuar listave të institucioneve publike, ku ka edhe me shumë shfaqje të këtij fenomeni. Kjo, pasi aty kemi të bëjmë me pajtimtarë në grup.
Me qëllim garantimin e fazës së përmbylljes së këtij procesi deri më 15 maj 2014, në njoftimin e dërguar operatorëve, AKEP kërkon që duke filluar nga data 23 prill 2014 dhe deri në mbylljen e tij, të transmetohet një mesazh “sms”, ku, përveç të tjerash, të theksohet se pas këtij afati do t’ju ndërpritet shërbimi.
Do të jetë përgjegjësi ligjore e operatorëve celularë në rast të evidentimit të fenomenit të listave shumë emërore pas këtij afati.
AKEP u kërkon të katër operatorëve celularë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar përmbylljen në afat dhe me sukses të këtij procesi.
Shkrimi u publikua sot (23.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com