Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, në këtë universitete kanë mbetur thuajse 60 për qind e vendeve të paplotësuara. Sipas tij në universitetin e Gjirokastrës janë 1206 vende bosh. Ndërsa pas tij renditet universiteti i Korçës me rreth 776 vende vakante, në universitetin e Tiranës janë rreth 379 vende të paplotësuara, në Universitetin Politeknik janë rreth 145 dhe për atë të Vlorës vetëm 107 kuota të mbetura bosh.
Harizaj shpjegon se kuotat bosh të detajuara për çdo degë do të bëhen publike pas datës 1 tetor, ndërsa pas datës 15 tetor do të publikohet edhe formulari A3, ku do të jenë të listuara të gjitha vendet e lira. "Nuk pritet të jenë të shumta, kuotat bosh në degët elitare, siç janë mjekësia, stomatologjia, drejtësia apo inxhinieria e ndërtimit, megjithatë ka kuota bosh dhe një nga arsyet është ajo e studentëve fitues që tashmë vazhdojnë studimet jashtë vendit", - ka shpjeguar Harizaj.