Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik se shitja e pushkës si alternativë është një problem. Tahiri iu referua deklaratës së ish- kryeministrit Berisha në Parlament gjatë të enjtes, kur ai bëri thirrje për armatosjen e popullit.

Në takimin e zhvilluar me shoqatat e emigrantëve në Selanik, ishin të pranishëm, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si edhe deputetët e komisionit të Sigurisë në kuvendin e Shqipërisë, Arben Çuko, Xhemal Qefalia, e Pirro Lutaj. Bashkebisedimi me shoqatat e emigrantëve kishte ne thelb trajtimin e problematikave qe lidhen me shqiptarët qe jetojne jashte vendit.

Tahiri ftoi emigrantët të bëheshin pjesë e projektit për regjistrimin e shqiptarëve kudo në botë si një mundësi më shumë për marrjen e shërbimeve pikërisht në vendet ku ata ndodheshin. Ministri i Brendshëm e cilësoi këtë veprim si një hap përpara të qeverisë për t’iu kthyer emigrantëve borxhin që iu ka atyre për kontributin e dhënë në vite për vendin.

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)