Regjistrimi i tokave bujqësore me metodën 'fshatçe'! Fermeri duhet të ketë firmën e bashkëfshatarëve! Lame: Zgjidhja e problemit, rrit financat në fshat

Qeveria i beson metodës “Fshatçe” për regjistrimin e pronave bujqësore që nuk kanë dokumente tapie. Sipas metodës së re, që nisi të eksperimentohet në Kukës, personi që kërkon t’i njihet e drejta e pronësisë dhe që nuk disponon dokumente mbi sipërfaqen, do të duhet të marri konsensusin e bashkëfshtarëve dhe më tej vulën e Këshillit Bashkiak të zonës administrative ku jeton.

Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ishte të dielën në Gostil të Kukësit ku shpjegoi procedurën e re, që do t’i vijë në ndihmë 140 familjeve me 600 parcela toke bujqësore që ka fshati në dispozicion. Ai tha se fshati do të ketë përfitime financiare nga realizimi i këtij procesi.

Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugën futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.

Problemi i tokave Bujqësore mbetet ende pa zgjidhje edhe pse kanë kaluar 30 vite nga ndarja e saj sipas ligjit 7501. Qeveria e ka vendosur në prioritetet e saj çështjen e pronës në programin 2021-2025. Në kuadër të këtij prioriteti, brenda prillit 2023, qeveria ka programuar të miratojë procedurat për lehtësimin e legalizimeve, ku parashikohet falje kostosh dhe çmime favorizuese.

Bëhet fjalë për përcaktimin e rregullave për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së legalizuar, pagesës, çmimin favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe përqindjet për zbritjet dhe përdorimin e bonove të privatizimit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/01/2023 00:56

    Nje tjeter gabim i madh i qeverise qe ka per t'i kushtuar shtetit shqiptar jashtezakonisht shtrenjte.Z.Lame je ne mesjete qe vendos /fshatce/,apo ne shek.XXI kur vendos ligji i se drejtes e kushtetuta?! Ai fshatari qe na kerkoka token,por s'ka tapi,u interesua gje nese toka ka ish-pronare ne kadaster para 44'?? A e mori mundimin qe ashtu sic u marka leje bashkefshatareve (qe dyshoj se ka per t'a marre sido qe te jete per 100 arsye),te kontaktoje ish-pronaret dhe t'ju marre leje,apo t'jua kerkoje t'a bleje token prej tyre?? Une i kam tapite,por nuk i kam marre tokat,e deri tani fshataret qe jane ne tokat e mija nuk me kane kontaktuar.Cfare do te besh z.Lame nese keta fshatare i ndajne tokat e mia /fshatce/dhe une neser vij me tapi e dokumenta te rregullta ku vertetohet se tokat jane blere me flori,dhe kerkoj kthimin e tokes qe ju ia keni njohur /fshatce/fshatareve te zones? /Fshatce/do t'a zgjidhesh dhe me mua te drejten?! Dhe se dyti,ky precedent qe eshte i rrezikshem edhe keshtu sic eshte,nuk mund te zbatohet njelloj ne Kukes dhe ne qender e ne jug.Veriu ka pasur toka me pronar,por ama ka pasur plot toka pa zot,ose toka te reja te hapura ne kohen e Xhaxhit,ku mund te negociosh,por qendra e jugu i Shqiperise,kane qene te populluar,nuk ka shume vend per negocim,vetem ne zona malore,ose per tokat e reja.Kini kujdes z.Lame se ka per te kercitur pushka me keq se per gjakmarrjet ne veri,se askush nuk e fal pronen,kurse shteti ka per te perfunduar ne Strasburg thjesht per ligjerimin e kesaj ideje.

    Përgjigju
    • anastas: 11/01/2023 14:34

      Bëhet fjalë për pronat që nuk rezultojnë në kadastër,osr janë pa pronar të deklaruar.

    • Ardian: 11/01/2023 07:31

      Mënyra më komuniste e ndarjes së pronave thotë prezaki Lame akoma një metod që çon në gjakderdhje. Dhe e dyta këtij kopili të Ramës nuk i intereson origjina e pronës por votat nga mjeranët për të qëndruar në pushtet për të bërë krimin e radhës ndaj pronave tona.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së