TIRANË- Si rezultat i 647 testimeve, në 24 orët e fundit në vendim tonë janë regjistruar 22 qytetarë të infektuar. Ndërkohë, si pasojë e infektimit me koronavirus ka humbur jetën një 73-vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki: 10 në Tiranë, 4 në Lushnjë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 603 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 35 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.019 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (21 Mars 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 35
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 647
Testime totale 1,768,554
Raste pozitive 273,110
Raste të shëruara 269,019
Raste Aktive 603
Humbje jete 3,488
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 274
Fier 100
Vlorë 79
Elbasan 29
Gjirokastër 25
Kukës 19
Berat 17
Korçë 16
Shkodër 15
Durrës 14
Lezhë 9
Dibër 6