KINË- Qindra fluturime u anuluan, shkollat u mbyllën dhe grupet turistike u ndaluan, pasi ditën e sotme janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19 në Shanghai, ku në mënyrë strikte po vijojnë politikat “zero-covid” për mposhtjen e pandemisë.
Tre rastet pozitive janë tre miq, të cilët kishin udhëtuar në qytetin e afërt Suzhou së bashku javën e kaluar, ndërsa siç kanë theksuar autoritetet ishin plotësisht të vaksinuar.
“Strategjia ‘zero-covid’ ka qenë shumë efektive, kështu që kjo nuk do të ndryshojë”, tha Zhang Ëenhong, kreu i grupit të ekspertëve të parandalimit të Covid në Shanghai.
Pekini ka arritur të kontrollojë përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tij përmes kufizimeve të udhëtimit dhe bllokimeve, por muajt e fundit për shkak të “shpërthimit” është vënë në provë strategjia e mostolerancës.