Maqedonia e Veriut ka regjistruar 40 raste të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo më e larta që nga 16 prilli kur ishin regjistruar 107 të infektuar.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe në Tetovë, që po konsiderohen si zona me rrezik të lartë.
Të dhënat kanë të bëjnë me 549 testet e kryera në të gjithë vendin.
Është regjistruar edhe një viktimë duke e çuar në 111 numrin e përgjithshëm të vitkimave. Gjatë 24 orëve të fundit 11 persona janë shëruar.
Që nga paraqitja e rastit të parë, me koravirus janë diagnostikuar 1,898 dhe prej tyre 1378 janë shëruar ndërsa 409 ende janë aktiv.
Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin për respektimin e masave për mbrojtje nga përhapja e virusit.
Qeveria ndërkohë pritet të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për zbatimin e orës policore për festën e Bajramit.
Por, ky propozim është kundërshtuar nga Bashkësia Fetare Islame e cila ka thënë se jo vetëm që nuk mban përgjegjësi për hapjen e xhamive për faljen e Bajramit, por edhe ka dalë me masat se si duhet të realizohen ritualet fetare.
“Vendosja e orës policore do të zemëronte pa masë besimtarët myslimanë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 minuta”, thuhet në letrën e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, drejtuar Qeverisë, Shtabit të Krizës dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.1%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor 2024, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor 2024, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor 2024, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor 2024, 08:00
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor 2024, 15:20