Në 24 orë e fundit në vendin tonë janë regjistruar 776 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën, krahasuar me një ditë më parë që u regjistrua vetëm 1 viktimë. Si pasojë e infektimit me COVID, ka humbur jetën një 49-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçar nga Kuçova dhe një 75-vjeçare nga Librazhdi.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
247 në Tiranë, nga 42 qytetarë në Durrës, Lushnje, 36 në Vlorë, 35 në Fier, 22 në Sarandë, nga 20 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Devoll, nga 17 qytetarë në Lezhë, Krujë, Tepelenë, 16 në Kavajë, 15 në Pogradec, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, nga 10 qytetarë në Vorë, Korçë, Prrenjas, 9 në Gramsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Maliq, Dimal, Kuçovë, Skrapar, nga 7 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Himarë, nga 5 qytetarë në Roskovec, Patos, Berat, nga 4 qytetarë në Mat, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Delvinë, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Këlcyrë, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Cerrik.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,596 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 776
Të shëruar në 24 orë 883
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2052
Testime totale 1,925,585
Raste pozitive 315,337
Raste të shëruara 304,187
Raste Aktive 7,596
Humbje jete 3,554
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,852
Fier 726
Durrës 619
Vlorë 494
Elbasan 408
Korçë 324
Gjirokastër 267
Lezhë 256
Shkodër 254
Berat 208
Dibër 133
Kukës 55