Europa tejkalon 5 milionë të prekur nga Covid! Dramatike në Spanjë, regjistrohen 241 vdekje... Rriten shifrat në Itali, 1640 pozitivë dhe 20 viktima

Europa tejkalon 5 milionë të prekur nga Covid! Dramatike në Spanjë, regjistrohen 241 vdekje... Rriten shifrat në Itali, 1640 pozitivë dhe 20 viktima

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në më shumë se 31 milionë e 615 mijë.

Sipas të dhënave nga Universuteti Johns Hopkins, totali i atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është 971 117

Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja renditet në krye përsa i përket viktimave dhe rasteve të infeksionit, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

Gjatë 24 orëve të fundit SHBA regjistroi 39,334 infeksione të reja Covid duke e rritur totali e të prekurve në të paktën 6,896,274, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të vdekurve është 200,807 pasi 921 viktima të reja të lidhura me virusin u regjistruan të martën.

Trump: Ne po shkatërrojmë Kinavirusin

"Ne po shkatërrojmë Covid – deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë tubimit të tij në Pensilvani, duke sulmuar përsëri Kinën.

"Mos e quani koronavirus por KinaVirus”

Presidenti më pas komentoi 200,000 vdekjet nga infeksioni dhe tha se mund të kishte patur edhe më shumë, sipas ti ndoshta 2.5 milionë viktima

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:35
Spanjë/ Madridi kërkon ndërhyrjen e ushtrisë për të garantuar karantinimin e pacientëve Covid

Madridi zyrtar ka kërkuar një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe grupin e ekspertëve antiCovid për të kërkuar mbështetje urgjente ushtarake për të kryer - ndër të tjera - mbi gjysmë milioni teste dhe dezinfektimin e 37 zona që po iu nënshtrohen kufizimeve në lëvizshmëri dhe aktivitet, për shkak të incidencës së lartë të infeksioneve.

Madridi do të kërkojë gjithashtu 222 trupa, përfshirë policët dhe civilë të cilëve do tju besohet detyra e verifikimit të karantinave dhe ndoshta detyra e zbatimit të sanksioneve si dhe 300 mjekë shtesë në sistemin shëndetësor të Madridit.

Në Spanjë u regjistruan 10.799 infeksione të reja Covid dhe 241 viktima

Numri i të vdekurve është më i larti në atë që mund të quhet "vala e dytë" që po kalon vendi. Ndërsa jo të gjithë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, pasi janë shtuar numra që nuk ishin numëruar më parë, progresi është shqetësues, pavarësisht se ende larg rekordit të zymtë të 950 vdekjeve në një ditë regjistruar në pikun e pandemisë.

Në numra absolutë Spanja është shteti i pestë me rritjen më të madhe në botë për sa i përket rasteve të reja për frymë është i dyti pas Argjentinës dhe para Brazilit.

Ora 18:53
Qeveria franceze shpall Parisin, ‘Zonë Super e Kuqe’ për përhapjen e koronavirusit

Në kryeqytetin francez, incidenca e Covid-19 prek 204 banorë për çdo njëqind mijë

Qeveria franceze ka përfshirë kryeqytetin në listen e zonave "super të kuqe" për përhapjen e koronavirusit dhe rreziqet e infektimit.

Sipas France 24, në tryezën e ministrave përreth Presidentit Emmanuel Macron, janë hedhur për tu diskutuar edhe masa te reja shtrënguese shëndetësore, teksa atop o konsiderohen të domosdoshme për frenimin e rritjes së qarkullimit të virusit.

Në kryeqytet, shkalla e incidencës së virusit është rritur dhe ka arritur në 204 raste për 100,000 njerëz, mbi shifrat e regjistruara në Lyon dhe Marsejë.

Bashkia e Parisit paraprakisht ka vendosur ndalimin e shitjes së alkoolit pas orës 20 të mbrëmjes, uljen deri në dhjetë të numrit të njerëzve në tubime dhe pjesëmarrjen në ngjarje madhore nga 5,000 deri në 1,000 njerëz.

Sidoqoftë, ende nuk ka kufizime në lidhje me transportin apo oraret e funksionimit të bareve dhe restoranteve. Gjithsesi priten masa të reja kufizuese që do të ndikonin më tej në jetën ekonomike dhe shoqërore të kryeqytetit.

Ora 17:34
Europa tejkalon pragun e 5 milionë të infektuarve nga Covid

Rastet e koronavirusit të konstatuara deri më tani në Europë kanë tejkaluar pragun prej 5 milionë

Gjatë 24 orëve të kaluara, Gjermania  regjistroi 953 të identifikuar me Covid dhe 6 viktima. Sipas autoriteteve, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 276 504 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 9487.

Në Gjermani, aplikacioni që ngre alarmin për një infeksion të mundshëm të koronavirusit është shkarkuar mbi 18 milionë here. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn ky “është aplikacioni më i suksesshëm i alarmit në Evropë".

Austri, ‘Ball Opera’ e Vjenës u anulua për shkak të pandemisë Covid. Edicioni i 65-të i ngjarjes ‘par ekselencës’ duhej të zhvillohej në 11 shkurt 2021, por qeveria austriake sot vendosi ta pezullojë atë. Austria regjistroi sot 681 raste të reja Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8,258.

Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson njoftoi dje se kohëzgjatja e pritshme e kufizimeve të reja do të jetë "gjashtë muaj". Johnson specifikoi që javën e ardhshme ekzekutivi do të paraqesë në Parlament një zgjatje të legjislacionit të urgjencës të miratuar në pranverë në fazën më të mprehtë të pandemisë.

Ora 17:16
Covid në Itali/ Regjistrohen 1640 të infektuar dhe 20 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi (dje ishin 14)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.758

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1640 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1392) për një total prej 302 537 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 995 të shëruar, për një total prej 220 665 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 196 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon mbetet 16.925 kurse totali i të infektuarve është rritur në 105 226

Ora 17:08
Berlin/ Autoriteti i virologjisë: Tani Covid, problem serioz në Gjermani

Gjermania duhet të bëjë më shumë përpjekje në funksion të muajve të ardhshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Kështu u shpreh Christian Drosten, një nga zërat kryesorë shkencor në Gjermani, i cili gjithashtu u shpreh se ‘Pandemia tani duhet të merret më shumë se seriozisht’

"Ne nuk i kemi bërë gjërat më mirë se të tjerët deri më tani, vetëm se kemi reaguar nda Covid më herët’.

Gjermania - tha Drosten - nuk ka shërbim spitalor më të mirë se Franca apo Italia, por ne u avantazhuam pasi e trajtuam emergjencën shëndetësore më përpara në kohë se ata.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Gjermania  regjistroi 953 të identifikuar me Covid dhe 6 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 276 504 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 9487.

Ora 14:23
Dramatike në Spanjë/ Regjistrohen 241 vdekje dhe 10,799 infeksione të reja

Në Spanjë u regjistruan 10.799 infeksione të reja Covid dhe 241 viktima

Numri i të vdekurve është më i larti në atë që mund të quhet "vala e dytë" që po kalon vendi.  Ndërsa jo të gjithë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, pasi janë shtuar numra që nuk ishin numëruar më parë, progresi është shqetësues, pavarësisht se ende larg rekordit të zymtë të 950 vdekjeve në një ditë regjistruar në pikun e pandemisë.

Të dhënat janë alarmante.Çfarë po ndodh në Spanjë?

Vendi ka një rritje të dukshme të rasteve të reja të identifikua pozitivë, madje krahasohet me vende të tilla si SHBA, India, Brazili.

Në numra absolutë Spanja është shteti i pestë me rritjen më të madhe në botë për sa i përket rasteve të reja për frymë është i dyti pas Argjentinës dhe para Brazilit.

Në vendin Iberik, incidenca e virusit prek 287 persona në 100 mijë banorë (në Itali janë 32).

Me një qarkullim kaq të madh të virusit, po preken të gjitha grupmoshat dhe spitalet kanë filluar të mbushen me pacientë. 16.8% e vendeve në Kujdesin intensiv janë të okupuara.

Ora 13:03
Rriten rastet Covid në Britaninë e madhe/ Kryeministri Johnson: Nëse nuk respektohen masat e reja, qeveria e gatshme të përdorë ushtrinë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur të përdorë të gjitha fuqitë që i jep ligji nëse ndesh në refuzimin e respektimit të masave të reja që tentojnë të përmbajnë përhapjen e infeksiont të Covid

Johnson, në një mesazh televiziv drejtuar kombit konfirmoi se masat e reja janë të detyrueshme, dhe se do të ketë më shumë kontrolle policore dhe gjoba më të larta dhe se qeveria është e gatshme "nëse është e nevojshme" të përdorë ushtrinë në mbikëqyrjen e masave anti-Covid.

Johnson iu referua pandemisë aktuale si "kriza më serioze me të cilën po përballet bota". 

Dje kryeministri britanik njoftoi paketën e re të masave të cilat mund të zgjasin deri 6 muaj, nëse nuk përmirësohet situate epidemiologjike në vend.

Kufizimet përfshijnë uljen e numrit të njerëzve në tubime dhe reduktimin e orarit të shërbimit në bare dhe restorante. Kryeministri Johnson e deklaroi këtë në Dhomën e Komunave, duke specifikuar që javën e ardhshme ekzekutivi do të paraqesë në Parlament një zgjatje të legjislacionit emergjent të miratuar në pranverë në fazën më të mprehtë të pandemisë. 

Autoritetet e shëndetësisë në Britaninë e Madhe raportuan se gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan rreth 5000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4926 persona të identifikuar të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu pati edhe 37 vdekje të shkaktuara nga pandemia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 403 551 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 41 825.

Rritja e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar është alarmante dhe autoritetet kanë frikë se nëse nuk veprojnë tani, nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë