Covid/ Italia regjistron 1458 raste infeksioni dhe 7 viktima! Mbi 10 000 të prekur në vetëm 24 orë në Francë…Austria në valën e dytë të pandemisë

Covid/ Italia regjistron 1458 raste infeksioni dhe 7 viktima! Mbi 10 000 të prekur në vetëm 24 orë në Francë…Austria në valën e dytë të pandemisë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar pragun e 920 mijë rasteve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins totali i të identifikuarve me koronavirus është rritur në 28 milionë e 760 mijë.

Brazili, një nga vendet më të prekur nga pandemia e koronavirusit, regjistroi 33,523 raste të reja të konfirmuara të Covid dhe 814 vdekje në 24 orët e fundit.

Qeveria njoftoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 4,315,687, ndërsa numri i viktimave është rritur në 131,210.

Pas ngadalësimit të rritjes së infeksioneve, në Brazil ka një kthim gradual të aktiviteteve, me rihapjen e dyqaneve, restoranteve, muzeve dhe disa eventeve publike me një numër të kufizuar të njerëzve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:13
Covid në Itali/ Regjistrohen 1458 të infektuar dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 7 viktima nga koronavirusi

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.610

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1458 raste të reja pozitiv, për një total prej 287 755 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 443 të shëruar, për një total prej 213.634 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 265 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16 899 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103 339.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se në fund të dimrit do të kemi shpëtuar nga koronavirusi.

"Ne duhet të durojmë edhe gjashtë muaj të tjerë. Në fund të dimrit do të jemi të sigurt" - u shpreh Speranza gjatë një interviste për gazetën italiane 'La Repubblica'

Ora 12:36
Kancelari Sebastian Kurz: Austria ka hyrë në valën e dytë të Covid-19

Austria ka hyrë në valën e dytë të infektimeve me koronavirus, deklaroi sot kancelari Sebastian Kurz, ndërkohë që numri i rasteve pozitive sa vjen dhe rritet. 

Nga e premtja në të shtunën, ky vend me nëntë milionë banorë ka regjistruar rreth 870 raste të reja, më shumë se gjysma e të cilave në kryeqytet.

Austria numëron 33 000 raste dhe 750 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.

“Ne jemi në fillim të valës së dytë”, deklaroi Sebastian Kurz në një komunikatë duke paralajmëruar se vendi së shpejti do të tejkalojë 1 000 raste të reja në ditë dhe duke i bërë thirrje popullatës që t’i përmbahet rreptësisht masave anti-virus dhe të reduktojë kontaktet sa më shumë që të jetë e mundur.

Ai njoftoi një ashpërsim të masave duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe grumbullimet publike, për të ulur kurbën.

Duke nisur nga e hëna, maskat, që deri tani ishin të detyrueshme në supermarkete dhe në transportin publik, do të jenë tashmë në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike.

Kurz paralajmëroi se nëse numri i rasteve do të vazhdojë të rritet, ai nuk përjashtonte masa të reja, por shprehu shpresën për të shmangur një kufizim të dytë.

Ora 10:23
Francë/ Regjistrohen mbi 10 000 raste COVID në vetëm 24 orë

Franca kaloi pragun e 10 000 rasteve të reja me COVID-19 gjashtë 24 orëve të fundit, një rekord që prej fillimit të testimeve në shkallë të gjerë në vend, sipas të dhënave të publikuara sot nga Shëndeti publik i Francës. 

“Numri i rasteve të konfirmuara në një ditë ka arritur në 10 561, nga 9 406 raste të reja një ditë më parë”, sipas institucionit shëndetësor.

Shkalla e pozitivitetit (përqindja e numrit të personave të testuar pozitivisht në lidhje me numrin e përgjithshëm të njerëzve të testuar) mbetet e qëndrueshme në 5,4%, dhe 17 persona kanë humbur jetën në spital brenda 24 orëve.

Numri i pacientëve që kanë hyrë në reanimacion është rritur, me 417 të sëmurë të rinj të shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, rreth 28 më shumë në 24 orë.

Në total, 30 910 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të epidemisë në Francë dhe prej gjashtë muajsh janë kryer 10 milionë testime.

Ora 10:20
Në Indi regjistrohet një tjetër ditë me më shumë se 90 mijë raste të reja Covid! Vaksina provë 'CoronaVac' injektohet te mijëra kinezë

India ka regjistruar një tjetër ditë me më shumë se 90 mijë raste të reja infeksioni teksa në 24 orët e fundit u raportuan 94,372 të prekur nga Covid dhe 1114 viktima.

Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në mbi 78 mijë.

Numri i të identifikuarve pozitivë në Indi po rritet më shpejt se në pjesën tjetër të botës, dhe është kombi i dytë me numrin më të lartë të infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara.

Kinë, vaksina eksperimentale CoronaVac, e zhvilluar nga Sinovac Biotech, e cila nuk i ka mbyllur ende provat e fazës së tretë, është duke iu injektuar mijëra njerëzve.

Zëdhënësi i kompanisë konfirmoi se rreth 3,000 punonjësve dhe familjeve të tyre u është ofruar ilaçi në baza vullnetare.
Linja e prodhimit të vaksinave Sinovac, e cila ka një kapacitet prodhimi vjetor prej më shumë se 300 milion doza, filloi punën në fund të muajit të kaluar.

Hyrja masive në treg e antidodit është e kushtëzuar nga rezultatet e provave të fundit, por shefi ekzekutiv i kompanisë, tha se ai pret që ajo të jetë gati deri në fund të vitit.

Në korrik, Kina miratoi përdorimin emergjent të vaksinave për grupe të veçanta që konsiderohet të jenë në rrezik të lartë ekspozimi ndaj koronavirusit, të tilla si personeli mjekësor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë