Ata janë akuzuar se kanë shkelur në pronë private. Një amerikan, i cili ende nuk është identifikuar nga mediat, paditi krijuesit e lojës pasi të huaj të shumtë sorrollateshin duke luajtur rreth shtëpisë së tij, disa prej tyre kishin hyrë brenda pronës së tij.
Madje disa prej tyre kishin trokitur në derë në kërkim të pokemonëve.
Kjo është padia e pare regjistruar ndaj kompanive Niantic, Nintendo dhe The Pokemon Company dhe sipas mediave qëllimi është që të kthehet në një padi kolektive të cilës t’i bashkohen edhe njerëz të tjerë që kanë dyqane apo palestra ku pokemonat hyjnë brenda.
Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com