Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu zgjidhet drejtor

Tiranë- Teksa ditë më parë ishte ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që njoftonte ringritjen e kompanisë së prodhimit të armëve nën administrimin e shtetit, sot është njoftuar edhe regjistrimi i saj zyrtar.

E emërtuar edhe si KAYO, ajo do të ketë në krye të saj si drejtor pikërisht ish-kryepolicin Ardi Veliu, njëkohësisht ish-kreu i SHÇBA (sot AMP).

Bashkëngjitur në foto poshtë është dhe pasaporta e kompanisë me zotërim publik, për prodhimin dhe tregtimin e armëve, e regjistruar në QKB ditën e djeshme, datë 16 Tetor 2024.

Ardi Veliu në krye të kompanisë për prodhimin e armëve, kurse kapitali fillestar i saj i regjistruar është 150 mln lekë. Ministri Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.

Regjistrimi i kompanisë KAYO në QKB

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 31/10/2024 11:57

    Te kuptojme qe vazhdojne te emerohen ushtare te bindur te sistemit tone te poshter, vecmas kesaj ai konkretisht eshte nje preson qe drejton me arrogance dhe mllef, duke qene favorizues ne cdo aspekt te llumbit

    Përgjigju
  • Iris: 18/10/2024 00:07

    Mendoj qe eshte zgjedhur drejtori i gabuar,jo per arsyet qe japin komentuesit me poshte,por sepse nuk mendoj se i ploteson kushtet per kete lloj detyre.Prodhimi i armeve eshte pune me rendesi,por dhe shume e rrezikshme.Nuk duam te perseritet nje Gerdec i dyte nese fillojne e prodhojne fisheke,granata e te ngjashme.Zoteria mund te jete shume i afte si kryepolic,por cfare njohurish ka ne fushen ekonomike,ligjore,te sigurise,apo teknikes se prodhimit te armeve e municionit?! Te drejtosh nje uzine ku prodhohen arme e perdoret material,eksploziv,djeges,apo helmues per to,nuk eshte njelloj si te drejtosh nje batalion policesh.

    Përgjigju
  • Albtan: 17/10/2024 23:26

    Eshte zhvilluar ndonje konkurs per kete pozicion? Kaq e varfer eshte Shqiperia per menaxhere? Si ka mundesi qe kemi kaq pak te perndritur , me siguri duhet ta quajme vetem me fat dhe ti mbajme mire...

    Përgjigju
  • Toni: 17/10/2024 17:20

    Hajdutin e bene drejtor. Si mos te ikesh nga ky vend plehre pastaj?

    Përgjigju
  • Agron: 17/10/2024 16:43

    Cfar ofendimi (edhe per nje vend kaq injorant si i joni) me emerimin e ketij lloj niveli drejtori.

    Përgjigju
  • oj bre: 17/10/2024 15:14

    normale i duhej gjetur nje vend pune edhe ketij...

    Përgjigju
  • Tutu: 17/10/2024 14:32

    Kaq keq ja paska lidhur kembet Rames ky plehra , qe nuk la post te rendesishem pa u emeruar …

    Përgjigju
    • Feta: 17/10/2024 20:09

      Serish e serish ky injorant, ky turp qe s dinte me fol shqip e ta mendosh qe ka drejtuar Policine e Shtetit...por jo me merite se per merite te hante m.....

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Vranësira e temperatura deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot