Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit armëve KAYO e Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu zgjidhet drejtor

Tiranë- Teksa ditë më parë ishte ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që njoftonte ringritjen e kompanisë së prodhimit të armëve nën administrimin e shtetit, sot është njoftuar edhe regjistrimi i saj zyrtar.

E emërtuar edhe si KAYO, ajo do të ketë në krye të saj si drejtor pikërisht ish-kryepolicin Ardi Veliu, njëkohësisht ish-kreu i SHÇBA (sot AMP).

Bashkëngjitur në foto poshtë është dhe pasaporta e kompanisë me zotërim publik, për prodhimin dhe tregtimin e armëve, e regjistruar në QKB ditën e djeshme, datë 16 Tetor 2024.

Ardi Veliu në krye të kompanisë për prodhimin e armëve, kurse kapitali fillestar i saj i regjistruar është 150 mln lekë. Ministri Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.

Regjistrimi i kompanisë KAYO në QKB

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • oj bre: 17/10/2024 15:14

    normale i duhej gjetur nje vend pune edhe ketij...

    Përgjigju
  • Tutu: 17/10/2024 14:32

    Kaq keq ja paska lidhur kembet Rames ky plehra , qe nuk la post te rendesishem pa u emeruar …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët

Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët